Pentagoni do të formojë task-forcë të re për hetimin e UFO-ve

Pentagoni do të themelojë një taks-forcë të re për hetimin e objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO) mbi bazat ushtarake amerikane, sipas zyrtarëve të mbrojtjes.

Sy zyrtarë të mbrojtjes i thanë televizionit CNN se kjo taks-forcë do t’i ndjekë dhe do t’i hetojë objektet e paidentifikuara që janë parë përmes aeroplanëve ushtarakë dhe do të drejtohet nga zëvendëssekretari i Mbrojtjes, David Norqusit.

Këta zyrtarë thanë se task-forca e re do të bëhet publike gjatë ditëve të ardhshme, shkruan Daily Mail.

Ky lajm erdhi vetëm disa javë pasi u zbulua se një departament i Pentagonit, që merrej me hetimin e UFO-ve kishte vazhduar të operonte gjatë dekadës së kaluar, pavarësisht pretendimeve se ai ishte shpërbërë në vitin 2012.

Senatorët amerikanë kanë kërkuar më shumë transparencë nga Pentagoni rreth objekteve misterioze në qiell.

Ende nuk është e qartë se si do të emërtohet kjo task-forcë apo nëse do të bëhen publike hetimet e kryerja prej saj.

Në korrik, the Times raportoi se njerëzit që kanë punuar në departamentin për hetimin e UFO-ve deri në vitin 2017 kanë konfirmuar se ky organ ka vazhduar të ekzistojë, por me një emër tjetër dhe në lokacion tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.