Ballina / KRYESORE / Pensionistët e Kosovës në Ulqin i kërkojnë pensionet Kryeministrit Haradinaj
In Fabric
Ulqin

Pensionistët e Kosovës në Ulqin i kërkojnë pensionet Kryeministrit Haradinaj

Janë rreth 55 veta edhe në ndërmarrjet kosovare kanë punuar deri në vitit 1999, prej 1 deri në 32 vjet pune. Kanë moshën nga 65 deri në 85 vjet.

Ulqin,20 shtator 2017,-Ibrahim Berjashi

I nderuari Ramush Haradinaj, kryeministër i Republikës së Kosovës, urime për funksionin që u është besuar edhe jemi të bindur se do t`ia dilni me sukses.

Në emër të të gjithë ish- të punësuarve në ndërmarrjet e Kosovës, qytetarë të Komunës së Ulqinit, shtetas të Malit të Zi, u drejtohemi me këtë letër, nëpërmjet së cilës shprehim indinjatën e pafund për injorimin famëkeq që na është bërë lidhur me pensionet tona. Tash 27 vjet na mohohet e drejta jonë për të marrë pensionet të viteve të punës në ndermarrjet kosovare gjatë kohës së shtetit të përbashkët monist jugosllav.

Të gjithë jemi personalitete të spikatura që kemi kontribuar për ruajtjen e dhe avancimin e identitetin shqiptar në Mal të Zi edhe kemi lënë gjurmë të pamohueshme mbi synimet e realizimit të mvehtësisë së Republikës së Kosovë. Sot jemi lënë në gjendje të rëndë humanitare, ekonomike, sociale e shëndetësore. Madje, në Ulqin na thonë:

”Ja çfarë dhurate moret nga Kosova ju që aq shumë sakrifica e brohoritje keni bërë për të !?”

Në maj të vitit të kaluar një delegacion i ne pensionistëve të Kosovës, qytetarë të Ulqinit, shtetas të Kosovës, kemi vizituar Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies së Republikës së Kosovës, edhe “2- 3” minuta takuam ministrin Arban Abrashi edhe ia kemi ia kemi shpjeguar hallet e pensionistëve të Kosovës në Mal të Zi, përkatësisht në Ulqin.

Për shkak të angazhimeve tjera,ministri na la të vazhdojmë me bashkëpunëtorët e tij.

Dokumentacionin e plotë të marrëdhënieve të punës në ndërmarrjet përkatëse për 4 (katër ) pensionistë,meqë kemi 15 deri në 32 vjet vite pune atje (në Kosovë), në takim me zyrtarët e kësaj ministrie,ia kemi dorëzuar z. Bahri Xhaferi,drejtor i Departamentit të Pensioneve në MPMS. Ministri Abrashi edhe drejtori Xhaferi na premtuan se “jemi duke hartuar një kompleks skemash”, duke shpresuar se do të gjendet zgjidhje edhe për ne. Por, ky “avancim” nuk ka ndodhur , madje as nuk kemi marrë ndonjë informacion zyrtar se deri ku ka arritur kjo procedurë. Hallet tona ju kemi shprehur të gjithë zyrtarëve të Republikës së Kosovës që e kanë vizituar Ulqinin, si Lutfi Hazirit, Hashim Thaçit, delegacionit të Komisionit për shëndetësi dhe çështje sociale të Kuvendit të Kosovës, me në krye Flora Brovinën, kryetarit të Komisionit për marrëdhënie me jashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit, Edita Tahirit, Akademik Dacit…

Përgjigjet kanë qenë “na vjen keq”,por asgjë më shumë !?

Në vitin 2014, është nënshkruar njëfarë marrëveshje mes dy ministrive respektive , të Malit të Zi dhe Kosovës, për konfirmimin e njohjen e stazhit reciprokisht të të dy vendeve fqinje. Pensionistët për këtë hap përshëndesin edhe falenderojnë palët. Në saje të mirëkuptimit të Malit të Zi, ne gëzojmë pensionet minimale, për ato vite që kemi punuar në këtë vend, por nuk mjaftojnë as për një bukë e një gotë me kos!?

Ndërkaq, vitet e punës në Kosovë na kanë shkuar bosh !? Nga radhët tona kanë vdekur disa pensionistë nga shqetësimet dhe vuajtjet e humbjes së pensioneve në Kosovë. Nëse vazhdon ky injorim e diskreditim i paskrupullt,nuk do të ketë më ish- punëtorë që u kërkon pensionin e meritur. Por, jemi të bindur se Kryeministri Haradinaj do të dërgojë ministrin e ri të Punës dhe të Mbrojtjes Sociale në Ulqin, ose të ftojë një delegacion të përfaqësuesve të pensionistëve të Kosovës nga Ulqini, për ta zgjidhur edhe shëruar këtë plagë të rëndë humanitare dhe kombëtare.

Me respekt, IBRAHIM BERJASHI,

Ish- korrespondent i gazetës “RILINDJA” në Mal të Zi me seli në Ulqin

Ibrahim.berjashi@hotmail.com

Check Also

ambasada e re amerikane ne kosove

Prononcimi i Ambasadës amerikane për MV-në e dështuar të drejtësisë

Pas dështimit të marrëveshjes së drejtësisë për gjyqtarët serbë, ka reaguar edhe ambasada amerikane në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *