13 vjeçarja

Pejë: Kjo është 13 vjeçarja që vdiq dje si pasojë e aksidentit

Vajza e moshës 13 vjeçare ka vdekur dje pas goditjes nga një veturë derisa po shëtiste me biçikletën e saj.

A.Berisha, 13 vjeçe, nga Krysheci i Pejës ka mbetur e vdekur pas goditjeve të rënda që ka marrë nga një veturë.

Policia ka thënë se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, nga qytetarët.

Ndërsa sipas policisë, nga ekipi mjekësor është konstatuar se e mitura ne spital ka arritur pa shenja jete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.