fbpx

PDK konfirmon takimin e Veselit me Thaçin e Haradinajn

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka takuar sot në mëngjes kreun e shtetit, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e Aleancës, Ramush Haradinaj. Ata kanë ngrënë mëngjes bashkë, derisa për arsyet e takimit kanë folur zyrtarë nga partia që drejton Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar takimin e sotëm në mes të Kadri Veselit me presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Aleancës, Ramush Haradinaj.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka thënë se takimi i mbajtur në mëngjes nuk ka ndonjë lidhje me zhvillimet politike apo ndonjë temë tjetër në Kosovë.

“Kryetari i PDK-së, z. Veseli ka pasur një mëngjes me presidentin dhe z. Haradinaj, por nuk lidhet me asnjë zhvillim politik apo temë tjetër në Kosovë”, ka thënë Bytyçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.