PDK do të thërras seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjen

PDK në opozitë e presidentin Hashim Thaçi larg Shtëpisë së Bardhë, marrëveshja e 4 shtatorit i ka gjetur me qëndrime të ndara. Derisa i pari i shtetit doli në konferencë për media ku përshëndeti zhvillimet e së premtes, Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli është shprehur e zhgënjyer nga “rrëshqitja e bisedimeve në Uashington”. 

PDK konsideron se liderët e shtetit nuk e kanë respektuar Kushtetutën në bisedimet me Serbinë, e për marrëveshjet e nënshkruara në Uashington, shtojnë se do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në Kuvend.

PDK’ja përmes një komunikate i ka konsideruar zhgënjyese zhvillimet e fundit për dialogun, duke thënë se pritjet për marrëveshjen finale që do të garantonte njohjen e ndërsjelltë janë kthyer në një proces pa afat dhe me kompromise nga ana e delegacionit të Kosovës.

Partia që udhëhiqet nga Kadri Veseli kanë kërkuar që të mos rrëshqitet në dialog teknik, duke thënë se bisedimet për territore dhe pasurinë kombëtare të Kosovës janë anti-kushtetuese dhe kundër interesave strategjike të vendit.

“PDK e konsideron të pa dobishëm procesin e Mini-Shengenit të pranuar nga delegacioni shtetëror i Kosovës. PDK  është për Shengen, por, jo për Mini-Shengen. Me qëllim të transparencës më të madhe dhe dhënies së llogarisë para Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve, PDK do të kërkoj seancë të jashtëzakonshme në ditët e ardhshme.  Ftojmë të gjitha partitë politike t’i bashkohen kësaj iniciative të domosdoshme”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Reagimi i partisë opozitare vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes për Ujmanin, sipas të cilës thuhet se palët do të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë për një studim fizibiliteti, me qëllim të përdorimit të përbashkët të këtij liqeni, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë.

Por, në të njejtën vijë me PDK’në nuk po deklarohet ish’lideri i kësaj partie e presidentit i vendit, Hashim Thaçi. I pari i shtetit të Kosovës e ka vlerësuar lartë sot në një konferencë para mediave marrëveshjen e Uashingtonit, duke thënë se janë shuar konspiracionet e teoritë për thika e harta në Shtëpinë e Bardhë.

Thaci madje thotë se marrëveshja e arritur është rezultat i punës së tij disa vjecare, e se po të kishte unitet në skenën politike, të njëjtat do të nënshkruheshin edhe më herët.

VIDEO

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.