Ballina / RAJONI / PD zbulon arsyen se përse Tahiri shkoi tek Krimet e Rënda
saimir tahiri, shqiperi

PD zbulon arsyen se përse Tahiri shkoi tek Krimet e Rënda

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se ish Ministri i Brendshëm Saimri Tahiri shkoi këtë të hënë tek Krimet e Rënda për të mbyllur aktin e fundit të teatrit që ka orkestruar me kryeministrin Rama.

Në një deklaratë për median, Paloka u shpreh se po bëhet gati skenari për të mbyllur hetimin ndaj Tahirit, e kësisoj për ta shpallur atë të pafajshëm.

Dorëzimi i gjoja provave të reja nga Saimir Tahiri është pjesë e skenarit të Edi Ramës për të përgatitur opinionin publik për mbylljen e çështjes së Saimir Tahirit.

Këtë që ka bërë sot Saimir Tahiri, e ka paralajmëruar Edi Rama më 16 tetor, kur njoftoi se cili do të jëtë fati i dosjes “Tahiri”.

“Erl Murati: A erdhi dosja nga Prokuroria në Parlament, që e votove dhe e rrëzove për arrestimin e ministrit të Brendshëm?

Edi Rama: Po mirë po si shpjegohet që, sot e gjithë ditën ajo dosja e famshme e atij procesi që bëhet në Itali dhe nuk bëhet këtu, nuk rezulton asgjë për ministrin e Brendshëm

Erl Murati: Atë do ta thotë gjykata.

Edi Rama: Po e ka thënë gjykata.

Erl Murati: Po do ta thotë gjykata.

Edi Rama: Po e ka thënë mor në Itali.

Erl Murati: Për kë po flet?

Edi Rama: Për atë mo për atë dosjen që thua ti, dosjen që e rrëzuam ne.

Erl Murati: Cilën pra?

Edi Rama: Për atë dosjen e Saimir Tahirit po them. Si shpjegohet?

Erl Murati: Vazhdon pra, janë shtyrë hetimet e Prokurorisë këtu në Tiranë.

Edi Rama: Ore po flas për Italinë unë, lëre në Tiranë. Në Itali!” tha Edi Rama në 16 Tetor 2018.

Pra, e ashtuquajtura provë e re që paraqiti sot si lajm Saimir Tahiri është fakti se në Itali ai nuk është nën hetim. Kjo është alibia që Edi Rama i dha Saimir Tahirit dhe pas së cilës fshihet presioni që po i bëhët prokurorisë për të mbyllur çështjen.

• Është fakt se Saimir Tahiri po hetohet nga Prokuroria shqiptare për krime të kryera në territorin shqiptar.

• Është fakt së shteti Italian nuk mund të hetojë një shtetas shqiptar që kryen krim në territorin shqiptar.

• Është fakt që grupi kriminal Habilaj për 4 vjet nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme nga Saimir Tahiri organizoi trafikun ndërkombëtar të drogës me makinën private të ministrit të brendshëm.

• Është fakt se pavarësisht denoncimeve të përditshme të Partisë Demokratike për 3 vjet me rradhë për trafikun e drogës nga grupi i Habilajve me audin AA 003 GB, Edi Rama dhe Saimir Tahiri mohuan të vërtetën, sulmuan denoncuesit dhe morën në mbrojtje trafikantët e drogës.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë të qartë se, përsa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, kryeprokuror dhe kryegjykatës, prokuroria do të vulosë vendimet e marra në zyrën e Edi Ramës.

Garantojmë Arta Markun, Donika Prelën dhe çdo prokuror që bëhet mburojë e pushtetarëve të lidhur me krimin të organizuar, se dita e drejtësisë do të vijë edhe për ta.

Arta Marku dhe Donika Prela nuk do të shpëtojnë dot nga përballja me drejtësinë as Saimir Tahirin, as Fatmir e Agron Xhafën, as Vangjush Dakon, as Taulant Ballën e aq më pak Edi Ramën.”-tha Paloka.

@Fluidi

Provo po ashtu

Maqedoni: Dora është shpesh instrument i (mos) edukimit

Tetë prej dhjetë prindërve në Maqedoni përdorin metoda të dhunshme që t’i disiplinojnë fëmijët e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.