Ballina / KRYESORE / Pasuritë e gjyqtarëve dhe milionat në banka

Pasuritë e gjyqtarëve dhe milionat në banka

Zbardhen pasuritë e shumta të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri.

Në listën e më të pasurve të KLD-së kryeson Gjin Gjoni, i cili vetë rendit të ardhurat vetëm nga puna si gjyqtar, anëtar i KLD-së, i Bordit të Shkollës së Magjistraturës, por edhe nga dhënia me qira e një lokali. Ndërkohë që e shoqja figuron pronare në plot 6 kompani të ndryshme. Vetëm një depozitë në bankën Credins, në emër të Elona Çaushit është në shumën 260.850 euro nga tërheqja e dividentit të “ADFD sh.pk.” Nuk mungojnë as llogaritë jashtë vendit si ajo pranë bankës “Societe General”, Strasbourg, Francë, në shumën 50.008.35 euro. Albana Shtylla, anëtarja e re e KLD-së, sipas deklarimeve të bëra në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, për vitin 2014 ka shtuar pasurinë e saj pas shitjes së një apartamenti në Selitë të Tiranës për 71 mijë euro, ndërsa ka shtuar të ardhurat e nga puna si sekretare e Përgjithshme në Kuvend, por edhe mësimdhënia apo anëtarësimi në këshillin për Reformën Ligjore. Trepunësimi i bashkëshortit në shoqëri private, por dhe në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, ka rritur të ardhurat e tyre. Ndërkohë që bashkëshorti i saj rezulton pronar i 2 apartamenteve dhe një ambienti zyrash të lëshuara me qira. Por nuk mungojnë as kreditë në banka. Një tjetër anëtar i KLD-së, Artan Broci rendit 10 llogari bankare edhe pse me shuma jo shumë të mëdha, në secilën prej tyre. Broci siguron të ardhurat, jo vetëm nga puna e tij dhe e bashkëshortes, por edhe qiraja e një lokali dhe një ambienti zyrash. Zbardhen edhe pasuritë e gjyqtarëve Dritan Caka, Hysen Saliko, Ilir Mustafaj, Tritan Hamitaj e Xhezair Zaganjori.

Gjin Gjoni

Ndryshimet e pasurive dhe burimi i krijimit

Kontratë sipërmarrje, datë 04.07.2013, me bashkëpronar bashkëshorten Elona Çaushi. 79 000 euro

Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe/ose private

Paga si gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, nga dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, sipas vërtetimit dt. 20.02.2015, të lëshuar nga kryetari i gjykatës. 1 333.652 lekë Shpërblime si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. 112 200 lekë Shpërblime si anëtar i Bordit të Shkollës së Magjistraturës. 36 000 lekë Dhënie e një lokali me qira prej 117 m2 të ndodhur në Rr. Bogdani, nga data dt. 01.01.2014 deri më dt. 31.12.2014, me pagesë mujoje 2000×12 muaj. 24 000 euro

Detyrime financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë

Kredi nga NBG Banka me bashkëkredimarrës Elona Çaushi. Data e fillimit 27.03.2008 me kohëzgjatje 15 vjet. Shuma e shlyer 8 455 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 57 186.85 euro Overdraft pranë bankës Credins (Kartë krediti VISA). Shuma e shlyer 350 000 lekë/ Gjendja e detyrimit të pashlyer 17 085 lekë Kartë krediti Amex-Black, kartë e dytë bashkangjitur kartës primare në emër të Elona Çaushit. Mbuluar nga Elona Çaushi Kartë krediti Amerikan Express Gold pranë bankës Credins. Shuma e shlyer 10 000 euro/Gjendja e detyrimit të pashlyer 1 960.12 euro Kredi për blerje makine Benz Mercedez me bashkëshorten Elona Çaushi, pranë Landeslease sh.a, në vazhdim sipas vërtetimit dt. 31.12.2015, të lëshuar nga shoqëria Landeslease sh.a. Shuma e shlyer 12 128/Gjendja e detyrimit të pashlyer 3 028 euro.

 

Provo po ashtu

Maas: Gjermania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë për stabilitetin në rajon, thotë ministri …