rrobat

Pastrimi i rrobave të lëkurës pa i dëmtuar ato

Larja e veshjeve të lëkurës bëhet me një solucion të veçantë të lëngshëm, jo me pluhur, pasi shpëlarja është shumë e vështirë dhe mbi të mund të ngelin njolla.

Përdorimi i një cope të lagur dhe të shtrydhur fort është një zgjedhje e zgjuar për pastrimin e veshjeve të lëkurës. E mbështesim veshjen diku dhe fillojmë ta pastrojmë me copën e lagur. Më pas i biem sipër me një copë të thatë. Nuk është e nevojshme që një veshje lëkure të lahet shumë shpesh, pasi ajo mund të dëmtohet, sidomos kur materiali nuk është cilësor.

Si t’i hekurosim pantallonat apo fundet e lëkurës?

Kini kujdes! Mos i hekurosni asnjëherë veshjet e lëkurës nga ana e mbarë. Kthejini mbrapsht dhe vendosini sipër një fasho apo copë pambuku dhe pastaj hekurosini. Temperatura e hekurit duhet të jetë mesatare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.