Ballina / Fashion/Beauty / Pastrimi i fytyrës me mjaltë
In Fabric

Pastrimi i fytyrës me mjaltë

Është e ditur se mjalti ka veti të mrekullueshme të dobishme për shëndetin tuaj të lëkurës, mund të luftojë puçrrat për shkak të vetive anti-inflamatore dhe ndihmon në hidratimin e lëkurës tuaj.

Kjo është recetë shumë e thjeshtë dhe jashtëzakonisht efektive.

Ju do të keni nevojë për mjaltë të papërpunuar organik i cili është i pasur me enzima dhe probiotikë që janë jashtëzakonisht të dobishëm për shëndetin tuaj të lëkurës.

Kjo është veçanërisht e mirë për lëkurën e cila është e prirur për puçrra, sepse zvogëlon yndyrën dhe bakteret e tepërta nga poret e lëkurës dhe hidraton lëkurën në të njëjtën kohë.

Për më tepër, mjalti largon papastërtitë nga lëkura juaj pa hequr shtresën natyrale të mbrojtjes së yndyrës.

Pastruesit e fytyrës dhe sapunët largon vajrat mbrojtëse natyrale së bashku me papastërtitë dhe shpesh shkaktojnë lëkurë të thatë.

Mjalti i papërpunuar ka efekte të forta antibakteriale dhe probiotike të cilat janë në gjendje të eliminojnë çrregullimet dhe të parandalojnë aknet.

Kjo recetë rekomandohet për njerëzit me lëkurë të ndjeshme por është e mirë për të gjitha llojet e lëkurës.

Ju gjithashtu mund të shtoni pak vitaminë C dhe disa vajra esencial për të përmirësuar efektin antibakterial. Për shembull, ju mund të përdorni disa pika të vajit të livandës.

Instruksionet:

Pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët. Merreni një sasi të vogël të mjaltit, më pas se një lugë çaji, dhe masazhojeni fytyrën tuaj me lëvizje rrethore.

Lëreni të qëndrojë për 5-10 minuta në mënyrë që të gjitha poret e fytyrës ta thithin atë.

Më pas pastrojeni me ujë të vakët.

Check Also

Si të visheni shpejt në mëngjes

Gjithmonë me nxitim, një mëngjes i shpejtë dhe përgatitja për në punë. Më pas, dyshimi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *