fbpx

Pasojat e tërmetit 6.3 shkallësh në Kroaci (Video)

Pamjet e para që vijnë nga Kroacia pas tërmetit prej 6.3. shkallësh shpalojnë dëme të mëdha të objekteve, sidomos në qytetin Petrinje, raporton Info Globi.

Lëkundjet e tokës në këtë qytet kanë shkaktuar dëme të mëdha. Raportohet se janë shembur objekte të shumta e shtëpi.

Kryqi i Kuq publikoi në Twitter video pamje nga tërmeti në Petrinje të Kroacisë. Popullata në panik … Mediat e Kroacis raportojnë se në Petrinje ka vdekur një fëmijë e ka edhe të lënduar.

“Kjo është e tmerrshme. Ka të vdekur, ka të plagosur. Ne pamë një fëmijë të vrarë në shesh. Qendra ne Petrinjr u shkatërrua. Shtatë inxhinierët tanë mbetën nën gërmadhat e një ndërtese, por ne arritëm t’i nxjerrim. Kjo është një katastrofë, dërgoni të gjithë ndihmën sepse na nevojitet. “, tha njëri nga inxhinierët që shkoi për të vlerësuar dëmin.

Tërmeti ka ndodhur pak pas mesnates. /infoglobi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.