Pasaportat më të fuqishme në botë

Pasaportat britanike dhe amerikane janë më të fuqishme në botë, pasi me to mund të shkosh pa patur nevojë për vizë në 147 shtete.

Passport Index ka renditur në bazë të aksesit të pasaportës së një shteti, në sa vende mund të shkojë pa viza. Gjermania, Koreja e Veriut dhe Franca janë vendet e dyta më të fuqishme me aksesin në 145 vende.

Shqipëria renditet e 43-ta sipas Passport Index. Me pasaportën e vendit tonë mund të udhëtosh pa viza në 91 vende.

Në fund renditen pasaportat e Ishujve Solomon, Sudanit të Jugut me pasaportat e të cilave mund të shkosh pa viza në 28 vende.

Më heret është raportuar se sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, janë plot 43 vende ku shqiptarët mund të lëvizin pa nevojën e një vize afatshkurtër. Mes këtyre shteteve janë edhe ato të Bashkimit Europian, që kanë miratuar zonën Shengen.

Ndër 43 vendet janë gjithashtu dhe vende mjaft të njohura si destinacion turistik, por edhe vende për t’u eksploruar. San Marino dhe Monako janë dy shtete të vogla, por me një turizëm për t’u patur zili.

Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë afatshkurtër janë: Bosnja, Brazili, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Hungaria, Islanda, Italia, Izraeli, Korea Jugore, Kroacia, Letonia, Lihtenshtejni, Lituania, Luksemburgu, Makao, Malajzia, Mali i Zi, Malta, Maqedonia, Monako, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Çekia, Rumania, San Marino, Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Turqia dhe Zvicra.

Ndërsa në Egjipt, Bjellorusi dhe Haiti viza afatshkurtër merret në kufi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.