Pasaportat flasin shumë. Cili është dokumenti i udhëtimit që hap më shumë dyer në botë

Pasaportat flasin shumë. Cili është dokumenti i udhëtimit që hap më shumë dyer në të gjithë botën se çdo tjetër?

Sipas”The Henley Passport Index”,institut  i cili në mënyrë periodike mat pasaportat më miqësore të udhëtimit në botë, ka lëshuar raportin e parë të dekadës së re, ate për vitin 2020. Infoglobi ju sjell të dhënat e këtij raporti, i cili nxjerr në pah se cili shtet me sa shtete ka rexhim udhëtimi pa viza, e cili për shkak të ekzistimit të këtij rexhimi, ka mundësi më të kufizuara për udhëtim e qasje në vendet e tjera të botës.

Kosova sipas këtij raporti ka qasje pa viza ose të njejtat mund ti marr me të arritur në aerport, me 40 shtete të botës,  që do të thotë se nuk futet në kategorinë e shteteve që qëndrtojnë më së keqi.

Kosova është në vendin e 99-të në botë, për nga fuqia e pasaportës, pasi qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza në vetëm 40 vende.

Ky është rezultati i një hulumtimi të kompanisë ‘Henley Passport Index”, që flet për fuqinë e pasaportave të shteteve të botës, bazuar në ‘lirinë e lëvizjes së bartësit të një pasaporte në shtete të ndryshme, pa pasur nevojë për vizë’.

Pas Kosovës, renditen Sudani, Koreja e Veriut, Nepali, Libia etj.

Nga vendet e rajonit, Serbia është në vendin e 39-të, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë pa viza në 133 vende, Mali i Zi i 46-ti me 124vende, Maqedonia e Veriut në vendin 47-të, qytetarët e së cilës mund të lëvizin pa viza në 123 vende, Bosnje dhe Hercegovina renditet 52-ta me 117 vende, dhe Shqipëria në pozitën e 54-të me 114 vende.

Në vendin e 107-të, dhe të fundit në listë renditet Afganistani.

Qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë pa viza në vetëm në 26 vende.

Pasaportat më të fuqishme në botë, sipas kësaj organizate, janë të Japonisë dhe Singaporit.

Rezultatet e këtij hulumtimi janë bazuar në të dhënat ekskluzive nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror.

Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2020 janë:

1. Japoni (191 destinacione)
2. Singapori (190)
3. Koreja e Jugut, Gjermani (189)
4. Itali, Finlandë (188)
5. Spanja, Luksemburgu, Danimarka (187)
6. Suedia, Francë (186)
7. Zvicra, Portugalia, Hollanda, Irlanda, Austri (185)
8. Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Greqia, Belgjika (184)
9. Zelanda e Re, Malta, Republika eke, Kanada, Australi (183)
10. Sllovakia, Lituania, Hungaria (181)

Pasaportat më të këqija për tu mbajtur.

Disa vende në botë kanë qasje pa viza ose mund ta marrin ate me të arritur në më pak se 40 shtete. Këtu hyjnë:

100. Koreja e Veriut, Sudani (39 destinacione)
101. Nepal, Territori i Palestinës (38)
102. Libia (37)
103. Jemeni (33)
104. Somalia, Pakistani (32)
105. Siria (29)
106. Iraku (28)
107. Afganistani (26)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!