Ballina / KRYESORE / Pasaporta e Maqedonisë në vendin e 36-të, ajo e Kosovës në vendin e 81-të
pasaporta e maqedonise

Pasaporta e Maqedonisë në vendin e 36-të, ajo e Kosovës në vendin e 81-të

Maqedonia është në vendin e 36-të në listën e vendeve pasaportat e të cilave mundësojnë udhëtim më lehtë, tregon renditja që e ka bërë faqja e internetit Pasport indeks për vitin 2018.

Me pasaportën e Maqedonisë lehtë mund të hyhet në 77 vende, derisa për 41 vende viza jepet menjëherë gjatë hyrjes, ndërsa vizë për udhëtim nevojitet vizë në 80 vende.

Nga vendet e rajonit pasaportë për udhëtim më të lehtë ka Greqia e cila është në vendin e pestë, Sllovenia është në vendin e shtatë, Bullgaria është në vendin e 10-të, Kroacia në vendin e 11-të, pas saj është Serbia në vendin e 31-të, Mali i zi në 38-tin, Bosnja e Hercegovina në vendin e 40-t, Shqipëria në 43-tin, më dobët e renditur është Kosova në vendin e 81-të.

Në vendin e parë në listë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe, qytetarët e të cilës mundet pa viza të udhëtojnë në 113 vende, ndërsa vendin e dytë e ndajnë Gjermania dhe Singapori, shtetasit e të cilave pa vizë hyjnë në 127 vende.

@Fluidi

Provo po ashtu

krishtlindje

Historia e festës së Krishtlindjes

Mesi i dimrit ka qenë prej vitesh një kohë për të festuar në të gjithë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.