Ballina / BOTA / “Wikileaks” ishte vetëm fillimi, lexoni çka sjell skandali “Paradise Papers”
paradise_papers

“Wikileaks” ishte vetëm fillimi, lexoni çka sjell skandali “Paradise Papers”

Shkruan: Evliana BERANI

Pas zbulimeve të sekreteve botërore nga  “Wikileaks” e  “Panama Papers“, gazetarët hulumtues të vendeve të ndryshme të botës vijnë me  “Paradise Papers“. Edhe kësaj radhe në fokus të hulumtimit ishin elitat botërore, politkanë, mbretër, sekretarë shtetesh, biznismenë e korporata mediash sociale, ministra, sportistë, aktorë e shumë figura tjera publike. 

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues (ICIJ) ka publikuar gjetjet e hulumtimit që ka zgjatur gati një vit nga një numër i madh i gazetarëve të mediave botërore, si Süddeutsche Zeitung , BBC Panorama, The Guardian e New York Times, etj. Me muaj të tërë janë hulumtuar sekretet rreth financave dhe investimeve të bëra nga të fuqishmit e botës.

Gjetja kryesore e hulumtimit është se shumë figura publike e zyrtarë të lartë shtetërorë kanë shfrytëzuar zbrazëtirat ligjore dhe kanë kryer transakcionet financiare në shtete të vogla ku taksat janë shumë më të ulëta ose nuk ekzistojnë fare, duke dëmtuar kësisoji buxhetet e shteteve të veta ku shumë prej tyre mbajnë funksione të larta shtetërore.

Në shumë shtete transakcionet nuk janë të kundërligjshme, por padyshim janë jo etike e të pamoralshme

Në shumë shtete veprimet e zbuluara përkitazi me transakcionet e realizuara financiare nuk janë të kundërligjshme, por gjithësesi janë të pamoralshme, shkruajnë mediat botërore për zbulimin e radhës.

Bizneset më të mëdha të botës, shefa shtetesh dhe figura të politikës, argëtimit dhe sporteve, që kanë dërguar pasurinë e tyre në parajsa të fshehta fiskale, do të zbulohen këtë javë. Emrat e disave janë zbuluar qysh tani. Për më shumë do të lexoni gjatë ditëve në vijim.

Janë rreth 13.4 milionë dosje të zbuluara që ekspozojnë të dhënat që politikanë e personalitete tjera publike, si dhe korporatat globale i kanë përdorur për të iu shmangur taksave në shtetet e tyre.

Emrat e te apostrofuarve, shumë prej të cilëve i njihni mund t’ i gjeni  ketu:

Explore The Politicians in the Paradise Papers

Të dhënat u siguruan nga dy kompani financiare të huaja dhe nga regjistrat e kompanive të 19 shteteve që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’. Zbulimi quhet “Paradise Papers” (Letrat e Parajses) sepse shumica e transakcioneve financiare u realizua në shtetet përrallore  si ishujt Bermuda, Kania etj.

Projekti, që është quajtur “Paradise Papers”, zbulon amoralitetin e  këshilltarëve të Mbretëreshës së Anglisë , e cila njihet se paguan vullnetarisht taksat për mjetet e saj private. Por, këshilltarët e saj kanë investuar 10 milionë sterlina nga prona private e Mbretëreshës në një fond të ishujve Kajman.

Po ashtu “Panama Papers” nxjerr në dritë edhe marrëveshje të pjesëtarëve të kabinetit të Donald Trump, këshilltarëve dhe donatorëve, përfshirë pagesa nga një firmë që është në bashkëpronësinë e dhëndrit të Vladimir Putinit për grupin detar të sekretarit amerikan të tregtisë, Uilbur Ross.

Dhe jo vetëm kaq.

Dokumentet tregojnë se si “Twitter” dhe “Facebook” janë të implikuara po ashtu. U zbulua se Facebook e Twitter kanë lidhje financiare me të paktën dy korporata që kanë të bëjnë me Kremlinin e Rusisë. Mediat e shteteve perëndimore kanë ngritur shqetësimet e tyre për rolin eventual që mund ta ketë Rusia në korporatat e mediave sociale si këto.

E në Kanada

Në Kanada, raportohet se nga investimet ‘offshore’ të realizuara nga bizneset dhe zyrtarët kanadezë, buxheti i shtetit është dëmtuar në lartësi prej 6 miliardësh në vit.

Po Nike e Apple ?

Dokumentet tregojnë se Korporata të mëdha shumëkombëshe, përfshirë Nike apo Apple, evitojnë në mënyrë agresive taksat dhe se si shumë emra të njohur të industrisë së filmit dhe televizionit mbrojnë pasurinë e tyre nëpërmjet skemave të evazionit përtej detit.

380 gazetarë qëndrojnë prapa hulumtimit

Për këtë investigim, kanë punuar më shumë se 380 gazetarë, të cilët për vit kanë kombinuar dhe kontrolluar të dhënat kanë të bëjnë me periudhën kohore prej  70 vitesh.

Gazetarë hulumtues a aktivistë botërorë për transparencë të plotë, jo rrallë e kanë pësuar për shkak të punës që kanë bërë. Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, është detyruar të kvrkoj azil në ambasadën e Ekuadorit, ku po qëndron i izoluar prej vitesh, për shkak se ka publikuar qindra mijëra kabllogramee sekrete të SHBA-ve në ueb faqen Wikileaks. Manning, i cili dyshohej se rjedhi informatat për Wikileaks ishte dënuar me burg.

Tash së fundi, njëra nga gazetaret që ishte pjesë e hulmtimit “Panama Papers” u ekzekutua në mënyrën më mizore në Maltë.

Por, këto raste nuk kanë dekurajuar ICIJ-në që të vazhdoj t’i ekspozojë manipulimet, amoralitetet e shpesh edhe sjelljet korruptive të atyre që po drejtojnë politikat shtetërore e madje edhe ato në nivel botërorë. /infoglobi/e.b.

LEXO EDHE:

Suedia heq dorë nga akuzat ndaj themeluesit të Wikileaks, Julian Assange   

@InfoGLOBI

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.