Ballina / KOSOVA / Pas takimit prononcohen Mustafa e Kurti
mustafa e kurti, ldk e vv

Pas takimit prononcohen Mustafa e Kurti

Kryetarët e këtyre dy partive, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, u takuan të premten për të diskutuar në lidhje me ndarjen e pushtetit, që nënkupton ndarjen e posteve, nga pozita e kryeministrit, e cila tashmë është përcaktuar si pajtim i të dy partive për Albin Kurtin, e deri te ndarja e posteve ministrore e nën-ministrore.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se nuk kanë diskutuar për postin e presidentit dhe as për ndarjen e ministrive.

Sipas tij, në këtë takim kanë diskutuar vetëm për sfidat që do t’i kenë gjatë katër vjeçarit.

I pyetur se a synon postin e presidentit, Mustafa nuk është përgjigjur.

Ndërsa, ka shtuar se i takon partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë takimet me Listën Serbe.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë pajtuar që një orë pas certifikimit të rezultateve, do të takohen për ta kryer për 72 orë marrëveshjen.

Ndërkohë, njoftoi se do të vazhdojnë takimet me grupet punuese për harmonizimin e programit.

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

Pas takimit, Kurti ka dhënë një prononcim për media, ku ka theksuar se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, do të formohet koalicioni qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

Kurti, tha se takimet do të vazhdojnë një orë pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të certifikojë rezultatin zgjedhor.

“Në këtë takim ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morën vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit të takohemi në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katër ditëve”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.