Ballina / KOSOVA / Pas takimit Haradinaj – Radojçiq, Lista Serbe kthehet në Kuvend
kuvendi, kosova

Pas takimit Haradinaj – Radojçiq, Lista Serbe kthehet në Kuvend

Takimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj me kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq, dhe nënkryetarin e kësaj partie, mikun e kryeministrit, Milan Radojciq, duket të ketë qenë e frytshëm.

Një ditë pas, në seancën e sotme, deputetët e Listës Srpska janë kthyer në ulëset e tyre kah koalicioni qeverisës.

Me arrestimin e drejtorit të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriqit, në Veri, Lista Srpska deklaroi se po e lëshonte Qeverinë. Nuk i lanë ministritë, por për disa muaj në Kuvend u ulën kah opozita.

Sot shefi i GP të Listës Serbe, Sasha Milosavljeviq dhe nënkryetari i Kuvnedit, Slavko Simiq u panë të ulur bashkë me deputetët e Nismës, AAK’së dhe PDK’së.

Kjo lëvizje e tyre erdhi një ditë pas Kryeministri Haradinaj priti në zyrën e tij, Rakiqin dhe biznesmenin nga Veriu, Radojciq, që tash është zgjedhur nënkryetar i partisë.

@Fluidi

Provo po ashtu

prishtina

Foreign Policy: Ndarja dhe këmbimi i territoreve çojnë në katastrofë

Revista prestigjioze amerikane, e cila është e njohur për shkrimet e saj rreth çështjeve të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.