Ballina / Galeria / Pas sulmit në Manchester Parlamenti britanik në ‘shtetrrethim’

Pas sulmit në Manchester Parlamenti britanik në ‘shtetrrethim’

Pas sulmit të fundi terrorist në Britani, ushtria ka zbarkuar në Londër për të ruajtur “Buckingham Palace” dhe pikë të tjera kyçe të kryeqytetit anglez.

Afro 1.000 trupa ushtarake do të dislokohen në rrugët e Britanisë si kundërpërgjigje e sulmit më të rëndë terrorist në mbi një dekadë.

Kjo është hera e para që pas vitit 2003 që ushtria ka zaptuar rrugët e Britanisë, kohë kur Tony Blair mori vendimin ekstrem pas një tjetër kërcënimi terrorist.

Tre persona të tjerë janë arrestuar ndërsa policia thotë se po heton për një rrjet të përfshirë në sulmin në Manchester arena, të kryer nga 22 vjeçari Salman Abedi.

Abedi vrau 22 persona dhe plagosi 64 të tjerë ndërsa hodhi veten në erë në koncertin e Ariana Grandes mbrëmjen e të hënës.

Niveli i kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe tani është në nivelin më të lartë të tij, atë kritik, çka do të thotë se sulme të tjera mund të ndodhin.

 

Provo po ashtu

universi

Shkencëtarët: Ja ku ka jetë aliene

Jeta mund të jetë duke lulëzuar në një numër botësh oqeanike në sistemin tonë diellor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.