prishtina

Pas pak mbledhet Kryesia e Kuvendit, pasdite ndërkaq mbledhet Kryesia e LDK-së

Gjykata Kushtetuese e ka bërë dje publik të plotë aktgjykimin për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, duke i hapur kështu rrugë thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Tashmë janë caktuar edhe mbledhjet, ajo e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që do të mbahet sot në ora 10:00 për të diskutuar rreth caktimit të seancës, ku pritet të votohet Qeveria e re.

LDK-ka, si parti e dytë që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, ka thënë vazhdimisht se është gati, porse është në pritje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.  As një orë pas publikimit të vendimit përfundimtar nga kushtetuesja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpërndar njoftimin për media Ku thuhet se të marten në orën 16 e 45 do të mbahet mbledhja e Kryesisë , kurse pas përfundimit të saj kryetari i LDK-së Isa Mustafa do të mbajë konferencë për shtyp.

Infoglobi mëson se gjatë mbledhjes së Kryesisë së LDK-së do të zyrtarizohen emrat e ministrave të rinjë nga radhët e këtij subjekti dhe të partnerëve të tij të koalicionit AAK, NISMA, AKR dhe Lista Serbe.

Kushtetuesja ditë më parë vendosi në favor të dekretit të presidentit, ndërkohë sot në vendimin final të Saj,  në pikën 2, thuhet se “Vendos të shpallë njëzëri që P (nr. 24/2020) i 30 prillit i Presidentit të Republikës së Kosovës përmes së cilit ‘Z. Avdullah Hoti, i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës’, është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 (shpërndarje e Kuvendit) të Kushtetutës së Kosovës”.

Gjykata Kushtetuese që nga 28 maji ka vendosur në favor të presidentit Hashim Thaçi lidhur me dekretin për formimin e Qeverisë.

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin Shkarko dokumentin.

Vetëvendosje ka kundërshtuar vendimin e Kushtetueses, kurse për verzionin e plotë të publikuar dje ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka kryer falsifikim, sepse ka hequr një paragraf të rëndësishëm nga versioni i shkurtër i vendimit që iishte përcjellur mediave paraprakisht.

LEXO edhe

Ja si e komenton zyra e Kryeministrit vendimin e kushtetueses

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.