fbpx

Pas incidentit, situata e qetë në Gushincë

Pas incidenti të së martës ku persona të armatosur kanë sulmuar stacionin policor në fshatin Gushincë, në rajonin e komunës së Likovës, që kufizohet me Kosovën, situate është e qetë.

Ndërkohë që autoblindat e forcave maqedonase të sigurisë janë tërhequr nga fshati Gushincë i Kumanovës kurse gjendja e sigurisë është e qetë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Likovës, Sadulla Duraku , transmeton Zhurnal.

“ Situata është e qetë, banorët e komunës i kryejnë punët e rrëndomta të ditës. Askush nuk ka vërejtur njerëz të uniformuar të UCK-së.Banorët e Gushincës na thanë se autoblindat e policisë janë larguar nga fshati, dhe ka vetëm policë të rrëndomtë. Unë kam kontaktuar edhe me kryeshefin e stacionit policor në fshatit Matejçe dhe ai më ka informuar se situata është e qetë ”, ka thënë Duraku.

Ndryshe, dje sipas zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski, gjatë këtij incidenti nuk ka pasur viktima apo të plagosur, ndërsa sulmi thuhet të jetë “kryer nga rreth 40 persona të armatosur, të cilët fillimisht kanë çarmatosur katër policët e pranishëm në stacionin policor dhe pas një kohë i kanë liruar”, duke kërkuar nga ta që të mos kthehen, por edhe të përcjellin këtë mesazh:

“Ne jemi UÇK, përcillni këtë mesazh, se as Gruevski dhe as Ahmeti nuk do t’ju shpëtojnë,ne nuk e duam Marrëveshjen e Ohrit, dëshirojmë shtetin tonë”./infoglobi.info/