Ballina / KRYESORE / Pas helmimit të 26 zyrtarëve, Gjuriq: Po përgatitet manipulim i votave

Pas helmimit të 26 zyrtarëve, Gjuriq: Po përgatitet manipulim i votave

Pas helmimit të zyrtarëve kosovarë nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia, Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka thënë se është duke u manipuluar me votat serbe.

Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen siç ka thënë ai ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, ka thënë Gjuriq.

Theksojmë se procesi i verifikimit të zarfeve me vota, të ardhura nga Serbia është ndërprerë sot rreth orës 11:00 pas kundërmimit të zarfeve. Si pasojë është raportuar të jenë helmuar rreth 26 zyrtarë kosovarë që kanë qenë të ngarkuar me numërimin e zarfeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.