Ballina / KOSOVA / Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Veselit në Hagë

Pas gati tri orësh përfundon intervistimi i Veselit në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veseli nuk është deklaruar për mediat rreth asaj që ka ndodhur brenda zyrave të Speciales..

Ish-Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje.

Paraqitja e Veselit para Speciales, ishte paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike, ishte shtyrë deri sot.

Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!