Mark Rutte Kryeministri i Holandës

Pas 208 ditësh negociata, Holanda bëhet me Qeveri të re

Pas 208 ditëve negociata të vështira, liderët e katër partive në Holandë kanë arritur marrëveshjen për koalicionin e ri qeverisës, që do të drejtohet nga Kryeministri i Mark Rutte.

Lideri i partisë së qendrës, Partia Demokratike e Holandës, D66, Alexander Pechtold, ka thënë se pas disa viteve ashpërsi, qeveria e re do t’i shpërblejë votuesit me taksa më të ulëta.

“Po dalim nga kriza. Tani, mund të investojmë dhe taksat do të jenë më të ulëta”, Pechtold ka thënë para gazetarëve.

Ndërkohë, Rutte pritet ta shpalosë nesër programin qeverisës bashkë me liderët e Partisë së Kristiandemokratëve, Partisë D66 dhe të Unionit Kristian.

Liderët do ta prezantojnë programin para ligjvënësve, të cilët mund të sugjerojnë ndryshime të vogla në të.

Në zgjedhjet e mbajtura më 15 mars, Partia VVD e Rutte i fitoi 33 ulëse në Dhomën e Ulët të Parlamentit Holandez, i cili ka 150 ulëse. Këto zgjedhje i dhanë fund aleancës së Rutte me partinë e qendrës së majtë, Partia Labursite.

Aleanca e re e partive në Holandë, është e treta me radhë që do të drejtohet nga Kryeministri Mark Rutte. Kabineti i ri do t’i prezantohet Parlamentit të marten. /infoglobi

Burimi:  New Dutch cabinet’s motto is ‘Trust in the Future’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.