Ballina / BOTA / Pas 164 vjetësh pushohet një profesoreshë
Universiteti Teknik i Cyrihut

Pas 164 vjetësh pushohet një profesoreshë

Universiteti Teknik i Cyrihut, ka pushuar nga puna një profesoreshë të astrofizikës

Është hera e parë në historinë 164-vjeçare të ekzistimit të këtij universiteti, që pushohet nga puna një profersor/profesoreshë.

Profesoresha Marcella Carollo ka qenë udhëheqëse e Institutit për Astronomi në kuadër të këtij universiteti, institut që ndërkohë është mbyllur, pikërisht për shkak të profesoreshës në fjalë.

Për shkak të mënyrës së sjelljes së saj në raport me doktorantët dhe të tjerët, që nga viti 2017 ishte kërkuar shkarkimi i saj nga pozita që mbante.

Pas një periudhe të gjatë shqyrtimesh dhe vërejtjesh, Këshilli i ETH ka ardhur më 11 korrik në përfundimin se akuzat e bëra për profesoreshën në fjalë kanë qenë të arsyeshme.

Ajo nuk i kishte përmbushur pritjet që kishte ETH për trajtimin e doktorantëve nga një kuadër i tillë i lartë, përcjell albinfo.ch. Po ashtu profesorersha nuk kishte treguar kulturën që pritej nga ajo në një univesritet si ETH. Është dëshmuar se ajo i ka fyer dhe poshtëruar kandidatët për doktoraturë, të cilët e kishin atë mentore.

Universiteti ETH është prej shumë vitesh në pothuaj të gjitha rangimet, univesrsiteti numër një në Evropë dhe njëri ndër top 10 deri 20 universitetet e botës./albinfo

Provo po ashtu

president, usa, shtepia bardhe, bara obama, george w bush, bill clinton, donald trump

Ish-presidentët marrin edhe buxhet për pushime

Titulli president në Shtetet e Bashkuara vjen me përfitime që mund të quhen edhe luksoze. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.