Ballina / OP./INTERVISTA / Partitë asesi të mëkëmben
Blerim Burjani

Partitë asesi të mëkëmben

Blerim Burjani

PAN nuk arriti të transformohet nga komandantët në demokratë dhe lidership politik në kohë paqësore, e LDK nuk arrit dot të bëjë transformim brenda saj nga gjenerata e vjetër politike në të re .

PDK dhe LDK me kuvende zgjedhore me probleme të vjetra, përplotë fjalë të mëdha të liderëve të këtyre dy subjekteve politike por, me shumë telashe rreth lidershipit. PDK me dy kryetarë,  njeri nën hije Hashimi, i cili ka një potencial të vetin në PDK apo i “vetmi pronar “,  shumica e njerëzve të vjetër dhe servilët e duan si lider sërish, dhe grupi tjetër me i vogël i kontrolluar nga Kadri Veseli, që nuk po arrin të merr pushtetin partiak.

Kadriu i largoi disa servilë të vjetër të Hashimit , po nuk po arrin dot të merret me Memlin dhe  Uranin, dy njerëz me elektorat të dobët në Prishtinë apo plotësisht simbolik, të pa fuqishëm plotësisht,

Kadriu ia ka “mësyer” – reformës gjinore kot. Ai i mori disa njerëz të ri në parti që janë cilësuar si “zhurmagji”,  por pa ndonjë aftësi politike a profesionale e as elektorat edhe kjo e kotë, ardhja propoganduara në ketë subjekt nuk po ndodhë fare . PDK ka themeluar rrjete rinore jo qeveritare për ta përkrahur duke i futur në shfrytëzim të gjeneratës se re për të mbrojtur të pasuruarit të pa bazë në ketë subjekt dhe për ta zgjatur sundimin partiak.

Gjithnjë e më shumë po ka probleme rënia e vazhdushme e simpatisë , PDK akuzohet se bashku me AAK e NISMEN për veteranë të rrejshëm, dhe rasti PRONTO është në gjykatë! PDK nuk ka ndryshime dhe ky subjekt po vjen duke u bërë i tepërt ne skenën politike duke u cilësuar si problematik në kapjen  e shtetit, gjyqësisë dhe aseteve publike , të akuzuar për nepotizëm e korrupcion e zhvatje,  njëjtë edhe AAK dhe NISMA, subjekte keto që vlerësohet se u kaluar koha dhe janë pengesë e zhvillimit demokratik e institucional.

Por, këta vazhdojnë të mbajnë pushtet me kontrolle pasurore ,të aseteve publike , punësim partiak e familjar gjithnjë e më shumë ka debat për të lënë politikën këta njerëz të PAN-it. Ka kërkesa që ata të lënë shtetin rehat për tu zhvilluar.

PDK ka problem edhe ate se kush duhet të udhëheqë partinë? Kadriu nuk po ka fuqi politike të transformimit në një lidership të rij, nuk po pyetet shumë në disa struktura të vjetra që gjinden nëpër seanca të ndryshme gjyqësore janë ende shumë të fuqishme në PDK. Partia Demokratike dhe loja me patriotizem dhe pasurim pa bazë, dy segmente qe e karakterizojn atë, Kadriu nuk mund ta ndal këtë pasurim pa bazë e as Hashimi , vet i kanë bërë liderët rajonalë e lokalë ata që më nuk mund t’i kontrollojnë fare. Tash po ia shohin sherrin të tillëve. Ka përplotë njerëz afër Kadrisë të “pa hajër” për asgjë .

Kadriu mund të bëhet prap lider i PDK-së por nuk do të ia dalë dot të transformojë partinë e tij në demokratike, e as ta dekriminializojë ate. Koncepti patrtiotik mbetet e vetmja komponentë e këtij subjekti për tu thirrë si vlerë. Në anën tjetër ndaj PDK-së vijnë akuza të shumta publike sidomos nga VV e LDK, por edhe nga qytetarët. Ata ankohen për pasurim pa bazë” pa këput e pa ndalë”.

Përderisa LDK betejën më të madhe e ka si ta gjejë liderin e ri politik , struktura e vjetër po e lëshon ngadalë LDK -në e kjo e reja s’po mund të konsolidohet fare brenda dhe nuk ka ndikim vendimtar. Shtresa e anëtarsisë së gjeneratës së mesme në LDK, e mban të shtrënguar atë strukturë te re apo gjeneratë e re që cilësohen Vjosa,, Arbeni , Naseri, Armendi,. Klasa e mesme Lutfi Haziri dhe gjenerata e vjetër politike e LDK, Agim Veliu dhe pjesa tjetër ende qendrojnë të lidhur me shtresen moshore të mesme të LDK , më mirë kjo klasë e vjetër e përkrahë Lutfën se sa gjeneratën e re të RIINVESTIT , andaj për disa në LDK Lutfi Haziri eshtë i afërt me PDK dhe perkrah ndryshimin e kufijve Kosovë -Serbi dhe e cilësojnë të afërt me opcione të PDK-së, një porpagandë që bë brenda LDK-së kundër Lutfiut. E verteta është më mirë Isa Musatafa lider i rizgjedhur se sa dikush tjetër , nëse nuk ka zgjidhje tjetër.

 

Redaksia nuk mban përgjegjësi për opinionet . Ato janë përgjegjësi e plotë e autorit.

Provo po ashtu

David Phillips

Disa pyetje për puçin në Turqi dhe, pse Rama është bërë konja e Erdoganit

Analisti amerikan David Phillips thotë se memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.