Ballina / BOTA / Partia ekstreme gjermane kundër zgjerimit të BE-së
alternative fur deutschland

Partia ekstreme gjermane kundër zgjerimit të BE-së

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e ekstremit të djathtë gjerman, “Alternativa për Gjermaninë”, i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në një konferencë shtypi në Berlin, zëdhënësi i kësaj partie për çështje të BE-së, Harald Weyel, dhe raportuesi i Ballkanit Perëndimor, Siegbert Droese, dhanë si shkakun kryesor për mospranimin e Ballkanit Perëndimor në BE lidhjen e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisë me krimin e organizuar.

“Ky model është shndërruar në modelin e qeverisjes së tyre. Nuk jemi dakord me automatizmin, që qysh në vitin 2025 të hyjnë në BE vendet e para, si për shembull, Mali i Zi ose Serbia. Kemi nevojë për më shumë kohë dhe këto vende duhet të ofrojnë diçka vet, para se të hyjmë në negociata konkrete me to”, tha ai.

Një shqetësim tjetër i lidhur me këtë refuzim ndaj Ballkanit Perëndimor për partinë më të djathtë populiste të Gjermanisë është rritja e peshës së vendeve të Evropës Lindore dhe Jugore me anëtarësimin e tyre në BE.

Për këtë arsye, “AfD” propozon që këto vende të krijojnë një union të vetin, sipas modelit të vendeve Beneluks.

“Përtej opsionit të një BE-je të madhe, ekziston opsioni i një unioni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që do të sillte harmonizimin e ekonomisë, heqjen e doganave, zbutjen e politikës së jashtme etj., sipas modelit të shteteve të Beneluksit. Ky plan B ose C mund të ishte fare mirë plani A”, tha zëdhënësi i “AfD”-së për çështje të BE-së, Harald Weyel.

Sipas dy politikanëve, vendet e Ballkanit Perëndimor janë jo vetëm gjeografikisht, por edhe kulturalisht në kufijtë e BE-së. Ata veçuan sidomos Shqipërinë, duke sjellë si shembull ndikimin e Turqisë në Shqipëri, manifestuar me xhaminë e madhe në Tiranë, të financuar nga qeveria e Erdoganit.

AfD ka ndërmend që për zgjerimin e BE-së me këto vende të pyetet jo vetëm, siç parashikon ligji aktual, Bundestagu, por i gjithë populli votues me anë të një referendumi./Tch/

@Fluidi

Provo po ashtu

thaçi në austri

Thaçi: Dialogu me Serbinë ka kuptim vetëm nëse sjell njohje reciproke

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se pret që procesi i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.