Ballina / BOTA / Partia e ekstremit të djathë kandidon yllin e pornos

Partia e ekstremit të djathë kandidon yllin e pornos

Ish-modelja e “PlayBoy” e kthyer në politikane, Ania Krosinska, ka shpallur kandidaturën e saj për rajonin Humber River – Black Creek

Zgjedhjet federale në Kanada pritet të mbahen më datë 21 Tetor, ndërsa ajo kandidon nga radhët e Partisë Popullore të Kanadasë, një parti e ekstremit të djathë që është kundër politikave të emigrantëve. Kjo ka hapur polemika në vend, pasi vetë 35-vjeçarja është emigrante. Ajo ka lindur në Poloni, ka emigruar për në Gjermani e prej aty në Kanada.

Në një kohë që Partia Liberale e kryeministrit Justin Trudeau po sulmohet nga të gjitha anët pas skandaleve të racizmit dhe të korrupsionit, Korsinska po ndjek një linjë më të “butë”, duke bërë fushatë në rrjetet sociale.

Me fotot ku shfaqet provokuese me bikini me flamurin kanadez, ose hipur mbi motor, ajo kërkon votat në rajonin Humber River – Black Creek, afër Torontos që popullohet nga rreth 110 mijë banorë.

Korsinska e shijon garën teksa më parë është shpallur Miss Hawaii dhe Miss Toronto, para se të shfaqej në kopertinën e revistës për të rritur.

Ajo nuk është modelja e vetme e “Playboy” që po përpiqet të bëjë kapërcimin e madh në politikë. Së fundmi edhe Ava Karabatic ka shpallur kandidaturën e saj për presidente të Kroacisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Provo po ashtu

Lindsay Hoyle zgjedhet kryetar i ri i Parlamentit në Britani të Madhe

Politikani britanik Lindsay Hoyle është bërë kryetari i ri i Parlamentit në Britani të Madhe, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.