Ballina / KOSOVA / Parkingu nëntokësor i Prishtinës do t’i ketë 700 vend parkime

Parkingu nëntokësor i Prishtinës do t’i ketë 700 vend parkime

Komuna e Prishtinës ditë me parë ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e parkingut nëntokësor afër Fakultetit Filologjik me konzorciumin Italian-Kosovar- Parking Center. Sipas zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, kapaciteti i parkingut do të jetë për mbi 700 makina, ndërsa rreth 500 metra katrorë do të jenë lokale afariste.   

Brenda pak ditësh pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e parkingut nëntokësor, i cili do të ndërtohet pranë Fakultetit Filologjik në Prishtinë. Kontrata për këtë tashmë është nënshkruar dhe gjithçka është gati për fillimin e punimeve.  Këtë e bëri të ditur për Radio Kosovën zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu.

“Kontrata për ndërtimin e parkingut nëntokësor tashmë është  nënshkruar me konzerciumin Kosovar-Italian “Parking Center”.I gjithë projekti, sipas kontratës, parashihet të përfundojë brenda 24 muajve të ardhshëm, ku do të këtë 700 vend parkime dhe investimet e parashikuara janë 10 milionë euro”, tha Mullafazliu.

Mullafazliu tha se ky projekt është në partneritet publiko- privat dhe është i pari i këtij lloji në Prishtinë, i cili do të ketë edhe hapësirë të mjaftueshme gjelbërimi.

“Është parking nëntokësor dhe mbi të do të këtë bulevard dhe hapësirë të gjelbëruar mjaftueshëm, e cila do të zgjerohet edhe me vazhdimin e mbylljes së një pjese të rrugës “Xhorxh Bush” dhe e cila do të bëhet pjesë gjelbëruese dhe e integruar në hapësirën që është para Fakulteti Filozofik”, tha ajo.

Ndryshe zyrtarët komunalë thonë se ndërtimi i parkingut nëntokësor pritet të fillojë brenda pak ditësh dhe investitori e ka për obligim që hapësirën mbi parking ta shndërrojë në park publik me qasje për të gjithë, dhe ajo hapësirë më pas do të lidhet me shëtitoren që planifikohet të zgjatet nga sheshi deri tek udhëkryqi pranë Katedrales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.