Ballina / RAJONI / Paranoja: “Po përgatitet sulm mbi Serbinë, është formuar ekipi i inteligjencës në Shkup”

Paranoja: “Po përgatitet sulm mbi Serbinë, është formuar ekipi i inteligjencës në Shkup”

Kryetari i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, thotë se para dy muajsh është formuar një ekip agjentësh me përvojë, puna e të cilit është maskuar në përfaqësinë e një prodhuesi të madh perëndimor automobilash në Shkup, dhe se prej atje po zhvillohet një fushatë e madhe kundër Serbisë.

“Po bëhet fushatë e madhe në disa shtete fqinje kundër arritjes së çfarëdo qoftë zgjidhjeje kompromisi. Maqedonia po bëhet qendër për veprim të fuqishëm të inteligjencës kundër interesave të shtetit të Serbisë. Çdo arritje e zgjidhjes me kompromis është shtyllë e stabilizimit të këtij regjioni, ndërsa mosarritje e kompromisit ndërmjet Beogradit e Prishtinës është përgatitje për konflikte të reja në regjion dhe krijim i ‘Shqipërisë së madhe”, ka thënë Drecun sipas medieve serbe.

Drecun ka thënë se mund të bëjnë ndonjë diversion medial apo politik, madje edhe të shkaktojnë konflikte dhe ka kërkuar që pushteti maqedon të përgjigjet se cili është qëllimi i formimit të tij.

Provo po ashtu

shtetaset e huaja

Janë gjetur shëndosh e mirë dy shtetaset e huaja në Bjeshkët e Nemuna

Dy femra të raportuara të humbura dje në Bjeshkët e Nemuna, janë gjetur sot. Lajmin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.