venat e zgjeruara

Parandalo zgjerimin e venave! Ja si …

Parandalo zgjerimin e venave! Ja si … Venat e zgjeruara në 75 për qind të rasteve janë diçka që trashëgohet dhe bartet nga brezi në brez. Por, përkundër kësaj me kujdes të shtuar ndaj tyre, ju mund të shpëtoni nga zgjerimi i tyre.

Nëse vëreni se keni dhimbje të shpeshta dhe ngërçe në këmbë, nëse ndjeni lodhje në shputat e këmbëve, nëse ushtroni një profesion që imlikon qëndrim në këmbë ose qëndrim ulur, apo eventualisht nëse e dini se puna juaj ndërlidhet me bartjen e peshave të rënda, atëherë predispozitat që venat e juaja të dobësohen janë edhe më të mëdha.

Në të gjitha kvto raste, mos u dorzoni. Provoni ti përmbaheni këshillave të mëposhtme. Ato mund të luajnë rol të madh në parandalimin e tyre.

– Përpiquni që pesha juaj të jetë në nivelin e normalës.

– Mos qëndroni gjatë të ulur, por as në këmbë

-Sa herë të keni mundësi notoni. Noti është i shkëlqyeshëm për qarkullimin e gjakur dhe parandalimin e zgjerimit të venave.

-Masazhat, në veçanti hidromasazhet (uji nxehtë/ftohtë) preferohet të paktën një herë në javë, e gjithëherë kur jeni të lodhur.

-Poashtu përkujdesuni që në barnatoren më të afërt të siguroni fasha apo çorape të prodhuara enkas kundër zgjerimit të venave.

@InfoGLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.