Paralajmëron Dr. Berisha: Mund të rrimë gjatë në shtëpi?

Kosovarët mund të mbesin të mbyllur gjatë në shtëpi, për shkak të koronavirusit. Kështu ka paralajmëruar mjeku Visar Berisha, përmes një postimi në Facebook.

Berisha ka thënë se nuk ka asnjë garancë se kur do të arrihet zotnimi i këtij virusi.

Sipas tij, Italia ka paralajmëruar se 1 maji italianët do t’i zë nëpër shtëpi.

“Do rrimë gjatë në shtëpi, bëhuni gati!”, ka shkruar ai.

Për shkak të përhapjes me shpejtësi të madhe përmes kontaktit të njerëzve , shumë qeveri nga e mbarë bota tashmë kanë marr masa drastike në kufizimin e lëvizjeve së njerëzve.

Në përgjigjeje ndaj këtyre masave edhe autoritetet kosovare i zbatuan këto masa si protokoll i vendosur pikërisht në luftimin e këtij virusi nga Organizata Botërore e shëndetësisë.

Që nga mesi i muajt mars autoritetet kosovare fillimisht mbyllën shkollat si masë parandalimi, ndërsa që masat vazhduan edhe vendosjen e një rregulli struktë të mos daljes nga shtëpia nga ora 17:00 deri në 06:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.