Paralajmërimi i frikshëm i shkencëtarit britanik

Një shkencëtar britanik ka paralajmëruar se koronavirusi do të jetë prezent gjithnjë “në një formë apo tjetër”, dhe se duhet të bëjmë rregullisht vaksina për t’u mbrojtur nga ai.

Profesor Mark Walport, që është anëtar i Grupit Këshilltar Shkencor i qeverisë britanike, tha se, ashtu si gripi, ky virus do jetë në qarkullim dhe se duhet bërë gjithçka për ta mbajtur nën kontroll.

Ky paralajmërim i frikshëm i tij vjen pas zërave se bota mund të përballet me një tjetër mbyllje nëse shihet rritje e vrullshme e rasteve të infektuara.

Duke folur për BBC, Walport tha: “Ashtu siç bëjmë për gripin, do na duhet të rivaksinohemi në intervale të ndryshme kohore”.

Shkencëtari gjithashtu paralajmëroi se virusi me shumë mundësi mund të dalë jashtë kontrollit sërish.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.