Paraja, jo çdo herë na bënë të lumtur

Sipas ekonomistit profesor Eugenio Porto,individët nevrikë mund ta shohin një rritje në të ardhurat e tyre, si një dështim, nëse nuk janë të larta, sa ata do donin.

Një profesor nga universiteti Warwick thotë: “një njëri me nivel të lartë neurotik  e sheh rritjen e të ardhurave si një mënyrë për matjen e suksesit. Nëse fitojnë pak para, atherë një rritje page në të vërtetë i kënaq, sepse e interpretojnë si një arritje . Nga ana tjetër nëse kanë një pagë të lartë, atëherë mund të mendojnë se rritja është më poshtë pritshmërisë së tyre .E interpretojnë pjesërisht si një dështim dhe nuk ndihen të kënaqur nga ajo’’.

Këto karakteristika mund të ndikojnë negativisht, në mënyrën se si i shohim të ardhurat tona dhe kënaqësinë që na ofrojnë. Për shembull, sipas ekonomistit profesor Eugenio Porto,individët nevrikë mund ta shohin një rritje në të ardhurat e tyre, si një dështim, nëse nuk janë të larta, sa ata do donin.

Deri tani, ne e dimë se paratë vetëm, nuk mund të na bëjnë të lumtur, por rritja në financat tona, sigurisht na jep një gëzim.

Hulumtuesit duan të nxjerrin në pah se njerëzit shpesh përballen me paranë jo si me një mjet për një jetë me të rehatshme, por  e shohin atë si një mënyrë për të matur sukseset  apo dështime .