Ballina / TEKNOLOGJI / Paraja dixhitale Bitcoin
bitcoins

Paraja dixhitale Bitcoin

Njerëzit tani blejnë mallra, paguajnë për shërbimet, apo transferojnë para kudo në botë, duke i anashkaluar të gjitha bankat, kartat e kredit dhe shërbime të tjera financiare, madje edhe qeveritë.
Gjithnjë e më shumë ata po përdorin paranë virtuale, që njihet si Bitcoin. E krijuar në vitin 2009 nga një programues i fshehtë i programeve kompjuterike, emrin e të cilit nuk e di askush, paraja dixhitale po krijon mjaft interes dhe debate. Korrespondenti i Zërit të Amerikës George Putic na njeh më në hollësi me të:

Rreth 1 mijë e 700 biznese në mbarë botën tani pranojnë pagesën me Bitcoins. Kjo para elektronike shitet, blihet dhe transferohet njëlloj si edhe paratë tradicionale, përmes kompanive tregtare. Transaksionet kryhen pa përfshirjen e një pale të tretë, apo të qeverive.

Kjo e bën Bitcoin-in, monedhën e parë elektronike në botë, plotësisht  të decentralizuar, thotë analisti për teknologjinë Jerry Brito.

“Bitcoin në fakt ka zgjidhur një problem kompjuterik, që për herë të parë, lejon vetëm dy njerëz të kryejnë transkasione në internet, pra është një veprim i decentralizuar. Nuk ekziston një kompani që të prodhonë Bitcoins, nuk kemi as një përfshirje të qeverisë, pra kemi të bëjmë me një lloj e-maili.”

Kjo e bën atë tërheqëse për kriminelët që duan të tranferojnë para fshehurazi. Por agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit kohët e fundit e mbyllën një treg të zi në internet, që bazohej tek ky sistem.

Siç thekson kryetari i Komisionit Rregullator të Fondacionit Bitcoin, Marco Santori, të gjitha transaksionet me Bitcoin mund të shihen nga të gjithë kompjuterat e tjerë.

“Bitcoin në fakt funksionon bazuar në rregulla të shumta. Personat që këmbejnë Bitcoins me para të tjera dixhitale, ose që i këmbejnë ato me dollarë, janë transmetues parash bazuar tek Akti i Sekretit Bankar.”

Besueshmëria e sistemit bazohet tek fakti se sasia e monedhës bitcoin  në të gjithë sistemin duhet që të jetë përherë e shpjeguar. Kompjuterat që monitorojnë vazhdimisht transaksionet dhe i miratojnë ato, shpërblehen me bitcoins të reja. Kjo është mënyra se si i shtohen sistemit fonde shtesë, thotë analisti i tregut, Brito.

“Çdo 10 minuta në ekonomi hyjnë 25, 5 bitcoins në mënyrë të rastësishme dhe ato grumbullohen, duke kontribuar tek kapaciteti i kompjuterit”.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe shumë qeveri të tjera të botës e pranojnë përdorimin e parave dixhitale, megjithëse disa zyrtarë kanë bërë thirrje që të ketë më tepër mbikqyrje. Kina kohët e fundit i ndaloi bankat e veta, por jo bizneset, që të bëjnë transaksione me Bitcoins.

Zoti Santori i Fondacionit Bitcoin thotë se tani në mbarë globin dërgimi i parave është bërë diçka më e lehtë dhe më e lirë.

“Jo gjithmonë duhet të dërgosh dollarë, ose letra të tjera me vlerë. Tani mund të mund të dërgosh edhe Bitcoins.”

Që prej fillimit të përdorimit në vitin 2009, vlera e monedhës Bitcoin ka ndryshuar nga disa qindarka, deri në afër 1 mijë dollarë. Ndërsa gjithnjë e më tepër kompani e pranojnë atë si mjet shkëmbimi për mallrat dhe shërbimet dhe ndërsa shtohet numri i përdoruesve të saj, monedha virtuale po bëhet një mjet real shkëmbimi në skenën globale financiare.

Provo po ashtu

instagram, buling

Instagrami me anti-ngacmim

Instagram beson se mjeti i ri anti-ngacmim, i bën përdoruesit të ndalojnë dhe të marrin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.