Ballina / OP./INTERVISTA / “Paradise Papers” shpalojnë sa e rrezikuar është demokracia
paradise papers, demokracia

“Paradise Papers” shpalojnë sa e rrezikuar është demokracia

Hetimi ndërkombëtar mbi 350 miliardë euro të financave offshore thekson praktikat që ushqejnë pabarazinë dhe padrejtësinë.

Udhëtimi në korridoret e fshehta të ekonomisë botërore nuk ka fund. Pas Luksemburgut në vitin 2014, Zvicrës në 2015, Panamasë vitin e kaluar, hetimi i ri “Paradise Papers “, i ndërmarrë nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), e përditshmja “Le Monde” dhe 95 media partnere, ndalet këtë javë në një bashkim ishujsh.

Kajman, Vanuatu, Maltë, Jersey, Man apo Bermuda, arkipelagu amerikano-verior, ku ndodhet kabineti i avokatëve ”Appleby”, janë lideret botërore të financave offshore, ku hetuesit kanë mundur të analizojnë 6,8 milionë dokumente.

Në vitin 2016, të dhënat nga “Panama Papers” kishin mundësur gërmimin e ”lumenjve nëntokësorë” të parave të pista, ku bashkoheshin ujërat gri të evazionit fiskal dhe valët e zeza nga të ardhurat e krimit.

Këtë herë kemi të bëjmë me një hartë krejtësisht të ndryshme, që zbulon paketat financiare të punonjësve të “Appleby”-t, atë të shumë mangësive të sistemit fiskal ndërkombëtar, eksploruar nga këta avokatë të lartë për të lejuar një pakicë të ultra të pasurve dhe shumëkombësheve t’u shpëtojnë taksave duke qendruar në limitet e ligjit.

Kjo hartë e “Paradise Papers” shfaq vetëm një univers paralel për ekonominë e planetit tonë duke e bërë atë pjesë integruese.

Ajo nuk është e kundërta e globalizimit, por e kundërta e ekonomisë. Pasuritë dhe përfitimet kalojnë nga njëri krah në tjetrin duke ndjekur pikat e dobëta.

”Dhe kjo llamburitje, që nuk ka asgjë teorike, tërheq çdo vit nga ekonomitë e shteteve rreth 350 miliardë euro, 120 prej të cilave për Bashkimin Evropian dhe 20 për Francën”, sipas llogaritjeve të ekonomistit, Gabriel Zucman.

Për përshkrimin e këtyre mekanizmave, për t’i denoncuar, shfaqen dy tipe kritikash. “Pse të skandalizohen nga operacionet që respektojnë ligjet?”, do të pyeste njëri krah.

“Çfarë të mire ka zbulimi i fakteve që nuk do të përballnin asnjërin me sanksionin më të vogël dhe që nuk do të rregullonin rendin e gjërave?”, do të thoshte krahu tjetër.

Me këtë cinizëm dhe këtë fatalizëm, ”Le Monde” dhe partnerët e saj të ICIJ, shfaqin bindjen e tyre se kjo punë hetimore mund të kontribojë për ndërgjegjësimin përsa i përket rreziqeve të menjëhershme që prekin demokracitë tona.

Një rrjedhje e 6,8 milionë dokumenteve konfidenciale zbulon funksionimin e një prej kabineteve më presitigjioze të avokatëve anglo-saksonë specializuar për aktivitete offshore “Appleby”.

Shoqëritë tona nuk mbështeten vetëm tek ligji. Ato mbahen gjithashtu në sajë të një çimentoje ”të shkrifët”, besimit. Ky i fundit mund t’i rezistojë vetëm konstatimit që pasuritë e mëdha apo përfitimet u japin një avantazh më shumë atyre që i gëzojnë ato, mundësia për të shmangur interesin e përgjithshëm dhe detyrat e përbashkëta.

Kjo është ajo që përshkruajnë “Paradise Papers”. Një numër i vogël ndërmarrjesh dhe individësh kanë aksesin për realitetin e kundërt të ekonomisë së hapur dhe kompetitive që ata mbrojnë për një kohë të gjatë, një sistem i mbyllur dhe i mbrojtur, ku ata kanë sigurinë për të mos luajtur me të njëjtat rregulla ashtu si bashkëqytetarët e tyre.

Kjo botë, ku të njëjtët janë vazhdimisht të sigurt për të fituar, mund të ketë pamjen e ligjshmërisë.

Nuk mund të ketë të dënuar për padrejtësi dhe për pabarazi.

Për t’i dhënë fund kësaj situate, do të ishte e nevojshme tharja e dy burimeve që e ushqejnë atë.

Ambicia pa limite e ndonjërit dhe mosveprimi i shteteve. Pista e dytë nuk është më e thjeshtë për t’u ndjekur se e para.

Ashtu si tregojnë hetimet tona, disa prej drejtuesve perëndimorë kanë arsye të forta për të mos filluar lëvizjen.

Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, i rrethuar nga 13 këshilltarë të prekur nga këto zbulime, shmangia e taksave është një kulturë cinike, ku më i keqi është ai që shmang të kontribuojë për funksionimin e kolektivitetit.

Në qeverinë e Justin Trudeau, kjo është një hipokrizi që mundëson bashkëjetesën e qëllimeve të mira të kryeministrit me prezencën e një miku të afërt, ish-drejtuesi i partisë dhe praktikanti i madh i financës offshore.

Në Francë, historia ka treguar gjithashtu se mund të fshish një taksë pasurie duke argumentuar rrezikun e eksodid të kapitalit, pa u përballur mjaftueshëm me parajsat fiskale që ushqejnë përpjekjet për evazion.

Janë gjithë këto forma të vetëkënaqësisë që duhet të heqim dorë nëse duam t’u japim fund këtyre praktikave që i çojnë demokracitë tona në humbjen e tyre.(ata.gov.al)

Check Also

perqendrimi_infoglobi

Urgjenca morale për shëndetin mendor

Shtetet duhet ta konsiderojnë shëndetin mendor, po aq të rëndësishëm sa ai fizik, pasi studimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *