Të premten një gjykatës federal urdhëroi që ish-drejtuesi i fushatës së Trump, Paul Manaforti të mbahet në burg lidhur me akuzat për manipulim të dëshmitarëve, duke refuzuar lirimin e tij me kusht.
Manaforti u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave të reja për manipulim të dëshmitarëve, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller.
Por gjyqtari federal i distriktit Amy Berman Jackson, pranoi mocionin e Mueller për të hedhur poshtë një garanci pasurore nga ana e zotit Paul Manaforti, duke e dërguar atë në burg, ku dhe do të presë zhvillimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij, që nis në muajin shtator.