Ballina / Galeria / Para shpërbërjes – liderët të relaksuar !!

Para shpërbërjes – liderët të relaksuar !!

Kjo është pamja e regjistruar pak para seancës së fundit të Parlamentit të Kosovës që u shpërbë me qëllim të daljes nga kriza institucionale dhe çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.

Kryetarët e tri partive politike parlamentare, Hashim Thaçi (PDK), Isa Mustafa (LDK) dhe Behgjet Pacolli (AKR), me kërkesën dhe iniciativën e tyre, janë takuar në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës për të diskutuar për kërkesën për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.

Ata e informuan Presidenten Jahjaga për hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e ngërçit politik në Kuvend dhe për qëndrimin e tyre që vendi të hyjë në procesin zgjedhor në një afat sa më optimal.

Duket se liderët linin përshtypjen e njerëzve mjaftë të relaksuar. Të paktën kështu duken para kameras. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

universi

Shkencëtarët: Ja ku ka jetë aliene

Jeta mund të jetë duke lulëzuar në një numër botësh oqeanike në sistemin tonë diellor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.