fbpx

Para Kuvendit po protestohet, brenda debatohet Gjykata Speciale

Protesta e cila është thirrë nga Veteranët e UÇK-së kundër krijimit të Gjykatës Speciale dhe seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese që do ti hap rrugën krijimit të Speciales kanë filluara thuaja se paralelisht.

Protesta ka filluar para godinës së Kuvendit e disa nga protestuesit ndër të cilët ka edhe pjesëtarë të partive opozitare të Kosovës po përpiqen të futen në Kuvend.

Brenda në Kuvend ndërkaq, përfaqësuesit e grupeve parlamentare të koalicionit qeveritar LDK/PDK i kanë dhënë mbështetjen ndryshimeve kushtetuese , kurse përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe AAK-së e kanë kundërshtuar ate.

“PO të më thoshte dikush se duhet të votohet Gjykata Speciale ose do të ndodhë fundi i botës, unë nuk do ta votoja vetëm e vetëm se kjo gjykatë do ti gjykojë ushtarët e UÇK-së. Nuk do ta votja pra as me kusht që të ndodhë fundi i botës”, ka thënë Glauk Konjufca i Vetëvendosjes.

Ndërkaq lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, poashtu ka kundërshtuar krijimin e Gjykatës.

“Ne nuk i kemi thënë jo drejtësisë, por duhet ti themi jo monstruozitetit juridik”, ka thënë mes tjerash ai.

Nisma ka kundërshtuar poashtu themelimin e Gjykatës.

Lista serbe nuk vshtë prononcuar deri në këto çaste e as Grupi 6 plus.

Hashim Thaçi, Ministri i Jashtëm i Kosovës ka ftuar deputetët ta votojnë ndryshimin kushtetues.

Për ta pastruar luftën tonë institucioni i tillë duhet të votohet, ka thënë ai dhe ka shpjeguar se ‘nëse Kosova nuk e voton Gjykatën, ate do ta votojë OKB-ja që mund të ndikojë që proceset e pastrimit të Kosovës nga akuzat mund të zgjas mbi 15 vjet.

Sipas deputetëve të opozitës janë aktiviziuar njësitet speciale të Policisë së Kosovës për të shpërndarë protestuesit. Ata, si theksojnë opozitarët, ndodhen brenda në Kuvend dhe jashtë tij. Mirëpo, Kadri Veseli, kryeparlamentari ka përgënjeshtëruar këtë informacion. Sipas tij ‘brenda Kuvendit nuk ka pjesëtarë të njësiteve speciale të Policisë”./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.