Papunësia globale në rritje

Papunësia globale do të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së ngadalshme ekonomike dhe trazirave në treg, ka parashikuar Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara.

Ajo ka thënë se 201 milionë njerëz në botë kanë qenë pa punë në vitin 2014, kurse raporti i publikuar parashikon që papunësia globale te rritet në 212 milionë në vitin 2019.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare për Punë, Guy Ryder, ka thënë se kriza për punë është larg përfundimit.

“Mbi 61 milionë vende punë janë humbur qysh në vitin 2008, kur edhe ka shpërthyer kriza globale financiare”, ka theksuar Ryder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.