Ballina / BOTA / Papa Trumpit : Mos të njihet Jerusalemi kryeqytet të Izraelit
Papa, Trump, Jeruzalemi

Papa Trumpit : Mos të njihet Jerusalemi kryeqytet të Izraelit

As kreu i Vatikanit, Papa Françesku, nuk e mirëpret atë që mund të bëjë Trump-i, njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

Kleriku i lartë ka bërë thirrje që të ruhet statusi i tanishëm i qytetit të shenjtë të tre besimeve, duke e konsideruar atë si unik.

“I lutem Zotit që identiteti i tij të ruhet dhe forcohet në dobi të Tokës së Shenjtë, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës, dhe që mençuria dhe maturia mbizotërojnë për të parandaluar që elementët e rinj të tensionit të shtohen në një kontekst global tashmë të tronditur nga kaq shumë konflikte mizore”, u shpreh Papa Françesku gjatë fjalimit javor.

Sipas të dhënave të një përfaqësuesi të nivelit të lartë të qeverisë së SHBA-së, këtë të mërkurë (06.11) Trump do ta shpallë vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Trump gjatë një fjalimi që do të mbajë do të komunikojë zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, por realizimi i këtij vendimi mund “të zgjasë me vite”, thuhet në Uashington.

Sikurse Izraeli edhe palestinezët e pretendojnë Jerusalemin si kryeqytetin e tyre. Izraeli e ka shpallur të gjithë Jerusalemin si një “qytet të përjetshëm e të pandashëm”. Për palestinezët Jerusalemi lindor është kryeqyteti i shtetit të ardhshëm të tyre.

Check Also

Kulla Grenfell

Londra do të përkujtoj viktimat e kullës Grenfell

Të mbijetuarit e zjarrit që la të vdekur 71 persona para gjashtë muajve në Kullën …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *