Papa i shqetësuar me vendimin për shndërrimin e Shën Sofisë në xhami

Papa Françesku tha të dielën se ndihej i lënduar nga vendimi i Turqisë për ta shndërruar muzeun e Stambollit të Shën Sofisë në një xhami. Ky është komenti më i fundit që vjen nga një udhëheqësës i lartë fetar duke e ka dënuar vendimin e Ankarasë.

Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për shën Sofinë e ndjej dhimbje“, tha ai gjatë bekimit të përjavshëm në sheshin e Shën Pjetrit.

Presidenti turk Tayip Erdogan ka thënë se lutjet e para në Shën Sofi do të mbahen më 24 korrik, ndërsa e deklaroi muzeun antik edhe një herë një xhami, pas një vendimi të një gjykate që i hoqi objektit statusin e muzeut.

Këshilli Botëror i Kishave i ka bërë thirrje zotit Erdogan ta ndryshojë vendimin dhe Patriarku i Bartolomeut, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë në botë me qendër në Stamboll, e quajti vendimin zhgënjyes.

Zoti Erdogan ka thënë se Shën Sophia, e cila dikur ishte një katedrale e krishterë, do të qëndrojë e hapur për myslimanët, të krishterët e të huajt. Ai shtoi se Turqia kishte ushtruar të drejtën sovrane për ta shndërruar atë në një xhami dhe se i sheh kritikat mbi këtë vendim, si një sulm ndaj pavarësisë së vendit.

Greqia e dënoi këtë veprim. UNESCO bëri të ditur se Komiteti i saj i Trashëgimisë Botërore do të rishikojë statusin e Shën Sofisë pasi vendimi i Turqisë ka ngritur pikëpyetje në lidhje me ndikimin që kanë vlerat universale të objektit me një rëndësi që tejkalon kufijtë dhe brezat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.