Ballina / BLOGU / Paolo Gentiloni emërohet Kryeministër i Italisë

Paolo Gentiloni emërohet Kryeministër i Italisë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Paolo Gentiloni, është emëruar sot kryeministër i vendit.

Atij i është kërkuar nga presidenti italian, Sergio Mattarella, që ta formojë qeverinë e re italiane, transmeton Express.

Mattrarella, ditëve te fundit ka shikuar për ta gjetur një zëvendësim për Matteo Renzin, i cili dha dorëheqje pasi humbi në referendum për reforma kushtetuese, javën e kaluar.

Gentiloni, 62-vjeçar, është besnik i Partisë Demokratike të Renzit.

Korrespondentët thonë se nëse ai është i suksesshëm për të fituar përkrahje, atëherë qeveria e re mund të formohet brenda ditësh.

Por, ai përballet me kriza bankare dhe me një rritje të përkrahjes popullore për partitë euroskeptike dhe kundër establishmentit.

Partitë opozitare kanë hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar për formimin e një partie gjithëkombëtare.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

merkel e haradinaj

Në Berlin do të kërkohet heqja e taksës

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj suspendimin e taksës, ndërsa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.