Ballina / KOSOVA / #ZGJEDHJET2019 / Pantina: Skema pensionale duhet të rishikohet
shqipe pantina psd

Pantina: Skema pensionale duhet të rishikohet

Shqipe Pantina, anëtarja e Partisë Social Deokrate (PSD) , thotë se subjekti anëtare e të cilit është ishte i pari që dha nënshkrimet për zgjedhje.  

“Zgjedhjet janë në horizont. PSD po ristrukturohet. Ishim subjekti i parë që deponuam nënshkrimet për zgjedhje, madje shumë kohë para dorëheqjes së Haradinajt”, ka thënë ajo

Ajo është shprehur se PSD=ja si parti fokusohet në probleme konkrete si në pagën minimale e në reformat zgjedhore.

“Kemi elektorat të ri, dhe anëtarë – njerëz që nuk kanë qenë përpara në parti tjera”, ka thënë Pantina.

Duke u ndalur tek tema e veteranëve të UÇK-së ajo ka theksuar se veteranët e rrejshëm janë problem i drejtësisë e jo i qeverisë së ardhshme.

“Sidoqoftë është absurd që një 40 vjeçar të marrë pension. Së këndejmi kujtoj se qeveria e ardhshme duhet të rishikojë skemat pensionale”, ka thënë Pantina, në emisionin Debat të televizionit publik të Kosovës./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.