Triumfi i Vdekjes, Pieter Bruegel i Vjetri (1562); Piktura tregon efektet e pandemisë.

Pandemia nxit novacionet në fushën e mjekësisë

Një pandemi shkakton fatkeqësi dhe vuajtje, por nga ana tjetër gjithashtu ushqen risi të shpejta, shpesh të nxitura nga nevoja. Një prej problemeve madhore me të cilat përballen spitalet është patja e pajisjeve mbrojtëse personale sa më të pastra për mjekët dhe infermieret. Për të tejkaluar këtë sfidë, shumë universitete dhe spitale po krijojnë me shpejtësi novacione të reja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee sjell më shumë hollësi.

Armët ndriçuese dhe robotët nuk janë më trillime shkencore.Inxhinierët në Universitetin e Kalifornisë së Jugut po ndërtojnë një robot që mban një llambë speciale për të sterilizuar një zonë duke menjanuar kopjimin e viruseve. Përdorimi i robotit kufizon ekspozimin e njeriut ndaj koronavirusit ndërsa pastron hapësirat publike, sidomos tani që Shtetet e Bashkuara po hapen. Satyandra Gupta është profesor i mekanikës inxhinierike në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Autobusët, trenat, shkollat, qëndrat tregtare, konviktet, laboratoret universitare, ka nevoja të mëdha për pastrimin.”

Roboti me dritën ultravjollcë për sterilizimin, që quhet UV-C, nuk është ide origjinale. Por roboti mund të kryejë pastrime të detajuara jo vetëm me panelin ndriçues, por gjithashtu me krahun robotik dhe një llambë portative, thotë profesori Gupta.

Roboti mund të kapë një telefon, ta rrotullojë dhe dezinfektojë. Por ashtu mund të dezinfektojë tavolinën ku ishte telefoni.”

Roboti mund të kontrollohet nga distanca. Inxhinierët po përmirësojnë prototipin që të mund të përdorë shpejt dhe me siguri dritën ultravjollcë. Andrea Armani është profesore në Universitetin e Kalifornisë së Jugut.

“Rrezet ultravjollcë janë të dëmshme për njeriun dhe shkatërrojnë bakterien. Ekspozimi ndaj kësaj teknologjie është shumë toksik.”

Për këtë arsye kjo teknologji mund të luftojë me efikasitet kronavirusin brenda disa minutave.

Në një tjetër risi, profesoresha Armani dhe ekipi i saj ndërtuar këtë kuti të lehtë me rreze ultravjollcë brenda.

Pas testeve të kryera, zonja Armani mësoi se sa kohë duhet për të dëmtuar virusin bazuar në fuqinë e rrezeve ultravjollcë.

Ajo thotë se kjo pajisje mund të përdoret për pastrim dytësor pas një dezinfektuesi kimik, për të siguruar që pajisjet mbrojtëse personale të jenë sa më të pastra. Në rastin kur furnizimi me llamba me rreze ultravjollcë është i kufizuar, thotë ajo, kjo risi ofron më shumë mundësi.

“Nëse nuk gjen llambën 15 vatëshe dhe ke nevojë për një llambë 8 vatëshe, atëherë mund të bësh përllogaritjet. Pajisja të jep fleksibilitetin për tu përshtatur dhe përdorur materialet që je në gjendje të gjesh, për të ndërtuar një sistem që do të funksionojë.”

Në Teksas, sistemi prej tetë spitalesh i quajtur “Houston Methodist” po zhvillon pajisje novatore që veprojnë si mburoja për punonjësit e shëndetësisë. Kjo kabinë prej xhami sherben si mur mbrojtës për infermieren ndërsa kontrollon pacientin. Një kuti tjetër po ashtu sherben si mburojë kundër virusit gjatë procedurës së intubimit.Faisal Masud drejton qendrën e urgjencës në spitalin “Houston Methodist”.

“Bëhet fjalë për njerëzit që i vënë pacientit tubin për frymëmarrjen që lidhet me respiratorin. Kjo është detyra më e rrezikshme pasi je vetëm pak centimetra larg gojës së pacientit.”

Këto janë vetëm disa novacione të lidhura me pandeminë që po zhvillohen me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia për Ushqimin dhe Ilaçet i lejon kompanitë që të aplikojnë për autorizim të përdorimit emergjent të novacioneve të tyre.Agjencia thotë se ky autorizim lejon përdorimin nga personeli mjekësor të produkteve që ende nuk janë miratuar në disa raste.

Ndërsa bizneset fillojnë të rihapen, mjekët janë të shqetësuar mbi mundësinë e një vale të dytë të virusit. Ata po ndajnë në internet modelet e krijimeve të tyre.

Punonjësit e sektorit shëndetësor thonë se ndihen të përgatitur më mirë me novacionet e tyre për çfarëdo që të sjell e ardhmja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.