Ballina / Shkencë / Pamjet e NASA, çahet akulli gjigand

Pamjet e NASA, çahet akulli gjigand

Një masë gjigande akulli është duke u shkëputur në veriperëndim të Groenlandës dhe pamjet vijnë nga NASA.

Gjatë një misioni, studiuesit kanë fotografuar një çarje të re pranë qëndrës së shelfit të akullnajës Petermann. Në fotot e studiuara, ndarja e re duket relativisht shumë afër një shkëputjeje të madhe që po përhapet në drejtim të qendrës së shelfit të akullit.

Operation IceBridge thotë në një postim në Facebook se rrjedhja e akullit në mes të shelfit mund të çojë në avancimin e një çarjeje të re.

Petermann, një nga akullnajat më të mëdha të Groenladës është zvogëluar vitet e fundit. Çarjet e mëparshme kanë rezultuar në shkëputjen e masivëve të mëdhenj akullnajash. Në 2012 një ajsberg me përmasat e Manhattanit u shkëput nga shelfi, dhe në 2010, një tjetër ajsberg, këtë herë me 4 fish të përmasave të Manhattan, u shkëput nga Petermann.

Check Also

Njoftimi i NASA-s, zbulohen 219 planetë të tjerë

NASA njoftoi zbulimin e 219 planetëve të tjerë të mundshëm jashtë sistemit tone diellor, 10 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *