Pamje të mahnitshme të kërcimit të peshkaqenit mbi ujë (VIDEO)

Fotografët ia kanë dalë të të kapin një video unike të sulmit të peshkaqenit të bardhë dhe atë nga pamja e perspektivës së zogut.

Me ndihmën e një tullumbaceje të vogël me ajër të nxehtë, mbi të cilën ishte varur kamera, fotografët kapën momentin e saktë kur një peshkaqen u hodh nga uji plotësisht për të sulmuar prenë e tij.

Një video nga perspektiva e zogut e një sulmi peshkaqenësh është aq e vështirë për t’u regjistruar, kështu që nuk është për t’u habitur që pas një pune të suksesshme, fotografët festuan triumfin.

Edhe pse videoja u publikua nga Discovery Channel në Mbretërinë e Bashkuar në fund të vitit 2016, ajo është bërë virale ditët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.