Ballina / KOSOVA / Pamje nga parakalimi festiv i FSK-së dhe Policisë së Kosovës (FOTO)
parakalimi ceremonia qendrore

Pamje nga parakalimi festiv i FSK-së dhe Policisë së Kosovës (FOTO)

Në përvjetorin e dhjetë të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të dielën në sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës, u mbajt manifestimi qendror, ku parakaluan edhe kuadratet e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës.

Manifestimi filloi me intonimin e Himnit shtetëror të Kosovës nga Orkestra frymore e FSK-së.

Më pas, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrrahman Rama, raportoi para presidentit Thaçi, për gatishmërinë e Forcave të Sigurisë së Kosovës për parakalim.

Në fjalën e tij, presidenti i Republikës së Kosovës, njëherësh edhe komandant suprem i FSK-së, Hashim Thaçi tha, se: ,,bërja e këtij shteti dhe çlirimi i Kosovës i ka bashkuar breza të tërë të cilët flijuan gjithçka për të bërë realitet shtetin sovran dhe demokratik, e cila para 10 viteve pikërisht, më 17 shkurt, që ishte dhe do të mbetet ngjarja më e rëndësishme e popullit tonë. Herën e fundit kur kishim një parakalim të FSK-së, ishte para katër viteve. FSK-ja i kishte kryer të gjitha përgatitjet për t’u transformuar në Forcë të Armatosur të Kosovës, fatkeqësisht ne si politikë e Kosovës, nuk ishim në gjendje që t’i përcjellim si duhet në hapa Forcat e Armatosura të Kosovës, por tani gjërat kanë ndryshuar në Kosovë.

Si president i Kosovës jam i vendosur që shtetin e Kosovës ta bëjmë me ushtrinë e tij, dhe atë sa më shpejt që është e mundur” tha ai.

Presidenti Thaçi, më tej shtoi se “FSK dhe Policia e Kosovës të cilat janë më të mirat në rajon, janë edhe fuqia e shtetit dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, prandaj momenti i shumëpritur i zyrtarizmit të ushtrisë tonë është duke trokitur në derën e hapur.

Partnerët tanë strategjitë dhe NATO janë duke e përkrahur plotësisht këtë proces të ushtrisë së Kosovës, sepse ajo do të jetë vetëm një vlerë tjetër e shtuar në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha më tej presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Pas fjalës së presidentit Hashim Thaçit, parakaluan kuadratet e FSK-së: Trupa Frymore, Njësia Ceremoniale, dhe shtatë kuadratet e FSK-së, dhe pesë kuadrate të Policisë së Kosovës.

Në manifestim ishin të pranishëm udhëheqësit shtetëror të Kosovës, si dhe dhjetëra delegacione shtetërore, burrështetas, presidentë, kryeministra, ministra, mysafirë të shumtë nga trupa-diplomatike, KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike.

Pamje nga parakalimi i trupave të FSK-së: 

Pamje nga parakalimi i njësiteve të Policisë së Kosovës

parakalimi policia

Provo po ashtu

flamuj-shba-kosove

Kostelancik: Marrëveshja Kosovë – Serbi -prioritet strategjik i Amerikës

David Kostelancik, zëvendës i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka thënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.