Palmer tregon se çfarë pret ShBA-ja nga Kurti

I ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë paraqitjes në Bibliotekën Kombëtare ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, me të cilin nuk është takuar sot.

Palmer ka treguar se pret ShBA-ja nga ai si kryeministër.

“Kurti kryeministër, pritjet tona janë që ai të jetë një partner i mirë”, ka thënë ai.

Matthew Palmer ka zbuluar se e ka takuar Kurtin dy ditë më parë derisa po qëndronte për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

“Njihemi shumë gjatë. Kurtin e kam takuar në Shkup”, thotë ai.

Palmer thotë se Albin Kurti duhet të integrojë mendimin e tij për dialogun.

“Kurti duhet të integrojë në të menduarit e tij se dialogu është i rëndësishëm edhe për SHBA-në”, shton ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.