Ballina / KOSOVA / Palmer: Taksa të hiqet, dialogu të vazhdojë
mathew palmer

Palmer: Taksa të hiqet, dialogu të vazhdojë

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë janë ndalur që nga nëntori i vitit të kaluar, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për BBC në gjuhën serbe ka thënë se është e nevojshme që të gjendet një mënyrë që dy vendet të rikthehen në tavolinën e bisedimeve.

Ai është shprehur taksa 100 për qind duhet të largohet dhe palët t’i kthehen dialogut e të gjendet një marrëveshje për të cilën është shprehur se e dëshiron sa më parë.

“Taksat që i ka vendosur Kosova ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, duhet të hiqen në mënyrë që dialogu të vazhdojë. Gjithçka varet se sa janë të gatshme palët që të vazhdojnë këtë rrugë – së pari të kthehen në dialog, e më pas të arrijnë marrëveshjen”, është shprehur Matthew Palmer për BBC në gjuhën serbe.

Palmer është shprehur se SHBA-të e mbështesin dialogun dhe do të bëjnë gjithçka që të inkurajojnë dhe t’u mundësojnë palëve marrëveshjen.

“Kjo është në interesin e tyre, por edhe të tërë rajonit, të BE-së dhe të SHBA-së. Ne inkurajojmë autoritetet në Prishtinë që të bëjnë atë që duhet për të vazhduar dialogun, sikurse që bisedojmë edhe me autoritetet në Beograd për parametrat e marrëveshjes”, tha më tutje Palmer.

Palmer ka thënë se nuk është i mendimit se duhet një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit midis dy vendeve.

“Nuk jam i sigurt nëse ka ardhur momenti kur do të na duhet një konferencë ndërkombëtare, pasi që procesi i dialogut veçse ka filluar nën udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe janë arritur disa përparime”, tha ai.

Palmer është shprehur se tensionet çojnë në vlerësime të gabuara dhe kjo përkthehet në dhunë – e dhuna në konflikt, andaj ka bërë thirrje për marrëveshje midis dy shteteve, duke thënë se Amerika mbetet e angazhuar për mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejtë BE-së.

Provo po ashtu

kadri veseli, kryeparlamentari, taksa

Veseli flet për diferencat me Haradinajn, për deklaratat e Buxhovit, etj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë intervistë për “Zërin e Amerikës” .  …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.