Ballina / KOSOVA / Palmer: SHBA mbështetë ushtrinë e Kosovës, Vuçiq thotë kjo nuk është risi
mathew palmer

Palmer: SHBA mbështetë ushtrinë e Kosovës, Vuçiq thotë kjo nuk është risi

Zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, një ditë pas votimit të tri projektligjeve për formimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës, ka shprehur hapur në Beograd mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Për një kohë të gjatë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përkrahur themelimin e ushtrisë së Kosovës. Është një proces që do të marrë kohë të gjatë, dhe ne po punojmë me partnerët tonë në Prishtinë për t’u siguruar që ky proces të shkojë siç duhet”, ka thënë Palmer në Beograd.

Lidhur me këtë qëndrim të Palmer, ka folur presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Sipas tij, një qëndrim i tillë i SHBA-së karshi Republikës së Kosovës nuk është diçka e re dhe nuk duhet habitur.

Zoti Palmer, i cili u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se vendi i tij e mbështetë themelimin e ushtrisë së Kosovës. “Ky është një kalim që kërkon kohë dhe ne po punojmë me kujdes me partnerët tanë në Prishtinë që ta mbështesim atë dhe të sigurohemi se kjo do të ndodhë në një atë mënyrë që të ndihmojë rajonit dhe qëndrueshmërisë së tij”, citohet të ketë thënë ai.

Përveç tjerash Palmer përgjatë kësaj vizite në Beograd ka folur edhe rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

AI ka thënë se nuk mund të flasin për detaje specifike të një marrëveshje të mundshme, përderisa nuk kanë parë të jetë arritur diçka konkrete në këtë aspekt.

Dje Kuvendi i Republikës së Kosovës me shumicë unanime të votave ka miratuar tri-projektligjet për shndërrimin e FSK-së në ushtri të Republikës së Kosovës.

Në votim nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe të cilët e kanë lëshuar sallën në momentin kur është bërë votimi.

Nisma për shndërrimin e FSK-së në ushtri, ka ardhur pas vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës në SHBA dhe takimit të tij me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.

Pas kthimit në Kosovë, Haradinaj kishte thënë se e kishte ‘aminin’ e Amerikës për të vazhduar përpara me formimin e ushtrisë.

@Fluidi

Provo po ashtu

tanja fajon

Fajon: Procesi i vizave po politizohet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka thënë se është e zhgënjyer me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.