Ballina / KOSOVA / Palmer në takime të ndara me liderët Kosovës
flamuj-shba-kosove

Palmer në takime të ndara me liderët Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë pritur në zyrat e tyre zëvendësndihmës sekretarin Amerikan, Matthew Palmer.Takimet me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj ishin të mbyllura.

Haradinaj këtij zyrtari të lartë të SHBA-së i ka folur për transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa Thaçi shkruan se me Palmerin ka folur për dialogun me Serbinë.

Siç njofton zyra e Presidentit, Thaçi i ka thënë zëvendësndihmës sekretarit amerikan se tani është një momentum i mirë që Kosova të arrijë marrëveshje me Serbinë.

“Është momentum i mirë për të arritur një marrëveshje historike, që siguron njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, gjatë këtij takimi, Presidenti i vendit nuk ia ka përmendur zyrtarit të lartë amerikan idenë e tij për korrigjim të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri Haradinaj ka folur me Palmerin edhe për ushtrinë. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tregon se zyrtarit të lartë amerikan i bëri të ditur se në Kosovë janë të paluhatshëm në ruajtjen e qenësisë kushtetuese të Kosovës.

“Kënaqësi si gjithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut, Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”.

Zyrtari i lartë amerikan qëndroi sot në Prishtinë, në kuadër të një turi në vendet Ballkanit, ku paraprakisht vizitoi Serbinë e më pas edhe Maqedoninë.

Paraprakisht në Beograd, Palmer ka thënë se Uashingtoni iu bën thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shohin “mundësinë historike” dhe të arrijnë marrëveshje përmes së cilës “të dyja palët do të ishin fituese”.

“Nëse dikush është fitues dhe tjetri humbës, atëherë askush nuk fiton”, ka thënë Palmer në Beograd gjatë adresimit në forumin e sigurisë “Fuqizimi i vendeve të Ballkanit”.

@Fluidi

Provo po ashtu

Gjenerali Salvatore Cuoci shpjegon rolin e KFOR-it pas transformimit të FSK-së

NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.